NBC ka parashikuar se çdo amerikan do të injektohet me një mikroçip në vitin 2017, në mënyrë që autoritet të mund të zbulojnë menjëherë identitetin e njerëzve.
Megjithatë, kjo teknologji ka filluar të shqetësojë shumë qytetarë amerikanë. Në disa shtete, si në Virgjinia, ka filluar një proces ligjor për të parandaluar që kjo të ndodh.
Shumë njerëz shqetësohen se ky mikroçip, i quajtur ‘RFID’, do të pushtojë privatësinë e tyre dhe do t’i dhurojë qeverisë një fuqi për t’i gjurmuar kudo që shkojnë, transmeton Gazeta Express.
Sipas raportit të NBC, një çip i tillë tashmë është krijuar. Aktualisht, çipi është duke u testuar – ku për përdorimin e këtyre mikroçipave mund të mësoni më shumë në dokumentin Bill H.R. 4872, në faqen 1014. (Të cilin mund ta gjeni këtu)
Në këtë faqe, ju mund të lexoni një shpjegim që thotë se këta mikroçipa mund të gjurmojnë të gjithë qytetarët amerikanë.
Duke injektuar këta çipa në trupin e njerëzve, qeveria amerikane do të jetë në gjendje që të gjurmojë çdo lëvizje të qytetarëve të saj. Këta çipa ua pamundësojnë njerëzve që të gënjejnë për identitetin, dhe sipas disa pretendimeve, ata janë në gjendje t’i vrasin njerëzit që nuk “nënshtrohen”.
“HR 3962 Bill” është një kopje e “HR 3200”, aty ku raportohet mundësia për të injektuar çdo qytetar amerikanë me një çip të tillë.
“Ndaluni të gjithë, Kosova është Kosovë ose Kosova është Shq...
Qeveritë në Paris dhe Berlin mbeten pa para
Anisa Veseli, banorja më e re në BBVK
Komuna e Prishtinës vendos pllakë përkujtimore të dëshmorit ...
Pheniani e mban sekret brenda vendit lajmit se ka dislokuar ...
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj