Kënga 45 sekondëshe që hyri në librin Guinness (VIDEO)

19:46 | 28 Tetor 2016
Arbresh.info

Një komedian nga Japonia ka publikuar një këngë të pakuptimtë e cila shumë shpejt u bë e famshme nëpër rrjetet sociale.

Videoja “ Pen-Pineapple-Apple-Pen” e cila në shqip do të thotë “Stilolaps-Ananas-Mollë-Stilolaps” është shikuar më shumë se 67 milionë herë që nga Gushti kur ajo u publikua, arbresh.info.

Javën e kaluar ajo u bë pjesë e toplistës së njohur botërore Billboard Hot 100 dhe arriti të jetë e 77 në radhë.

Komediani, Pikotaro, 53 vjeçar beri që Japonia të jetë për të parën herë në 26 vjet pjesë e kësaj topliste./arbresh.info

https://www.youtube.com/watch?v=d9TpRfDdyU0

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme