Filmi “Burrnesha” sot shfaqet në Prizren, në DokuKino, Shtëpia “Evropa”, nga ora 17:30.
“Burrnesha” një bashkëprodhim i suksesshëm i Italisë, Kosovës, Shqipërisë, Zvicrës dhe Gjermanisë.
Një natë më parë, ky film u shfaq në Prishtinë, si premierë regjionale, ku pati shumë shikues.
“Burrnesha” në Kosovë ka sjellur edhe aktorët e këtij filmi dhe koproducenten.
Ky film quhet vepër artistike që i përfaqëson shqiptaret më së miri.
Filmi “Burrnesha” pati premierën botërore në festivalin prestigjioz të filmit në Berlin më 12 shkurt.
Ky film shënoi dhe herën e parë që një film në koproduksion me Kosovën të jetë në konkurrencën zyrtare në festivalin Berlinale.
Edhe pse filmi “Burrnesha” nuk arriti të marr Ariun e Artë, ai arriti të bëjë jehonë në shumë media botërore dhe të marrë kritika pozitive nga shumë kineastë të njohur botërorë.
Asociacioni “do të jetë” kusht edhe për BE, thotë Guerot
Kryediplomati i ardhshëm amerikan, Marco Rubio dhe politika ...
Haradinaj: Anëtarësimi direkt në NATO është domosdoshmëri pë...
Reagon Ana përmes një postimi pas daljes nga “Big Brother”
Ellek: Pres që Lista Serbe të marrë pjesë në zgjedhje
Ukraina humbi 40 për qind të territorit që kontrollonte në K...