Thellohet deficiti tregtar i Kosovës

16:09 | 28 Tetor 2016
Arbresh.info
Të dhënat nga Tregtia e Jashtme në Kosovë tregojnë për një deficit tregtar më të lartë për 2.2% në muajin shtator 2016, në raport me periudhën e njëjtë të vitit 2015, gjegjësisht në vlerë prej 211,0 milionë Euro, krahasuar me deficitin prej 206,4 milionë Euro në vitin 2015. Eksporti mbulon importin me 9.3%.
Eksporti i mallrave në muajin shtator 2016 kishte vlerën 21,6 milionë Euro, ndërsa importi 232,6 milionë Euro, ku është një rënie prej (-11.2%) për eksport dhe një rritje prej 0.8% për import, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2015, përcjellë gazeta fjala.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme