Nga: Skënder Mulliqi
Nese pas 90 vitësh me luftën në Kosovë u shpërbe krijesa artificiale e quajtur Jugosllavi e Titos, ka ardhur koha që edhe nje mini shtet artificial i dalë nga kjo krijesë , Maqedonia të shpërbëhet. Maqedonasit fare të pa identitet, me kod gjenetik të prishur sikurse serbët po e shpërfaqin tërë shovinizmin e tyre të tërbuar karshi shqiptarëve autokton .Ky tërbim u shprefaq që shumë herë deri me sot, duke i rrahur, vrarë e burgosur shqiptarët vetëm pse ata po i kërkojnë të drejtat e tyre legjitime.Jemi dëshmitarë të shumë rasteve tragjike të inskenuara mirë nga klika shoveniste në pushtet e Nikolla Gruevskit, bashkë me ndihmaqarët e tij duke mos përjashtuar këtu as Ali Ahmetin.Ne disa shkrime rreth gjendjës politike jo të mirë në Maqedoni kam theksuar së në të gjitha skenarët e përgatituara kundër shqiptarëve, kan gisht edhe qarqet serbo-ruse të cilët kan zgjedhur pikërisht Republikën e Maqedonisë nese është e mundur që ti realizojnë synimet e tyre ekspansioniste në Ballkanin Perëndimor.
Këtë synim nuk e ka fshehur shumë as neokomunisti rus Vladimr Putin me disa deklarata.Gjithashtu marveshja policore e ratifikuar para do kohe midis Serbisë dhe Maqedonisë shkon në linjën e përbashkët antishqiptare serbo- ruso-maqedonase, dhe kjo do të ishte dashur të jetë në qender te vemendjës të shteteve Perëndimore dhe Amerikës.Putin e ka gjetur një terren të përshtatshem për veprim kur dihet se në krye të Serbisë gjinden forcat e kryeçtnikut Voisllav Sheshel, ndërsa në Maqedoni një eksponent tjeter siq është Nikolla Gruevski.Nuk është aspak e rastësishme pse forcat e tërbuara të pushtetit në Maqedoni, zgjodhen pikërisht Ditën e Evropës për ta futur Kumanovën më shumicë shqiptare në shtetrrethim të vertëtë. Ky skenarë i ndytë i qarqeve antishqipatare ishte përgetitur fortë mirë nga maskarenjët në pushtet të FYROM-it.
Në këtë shtet rrethim të eger forcat policore maqedonase futen në përdorim skenarin e Millosheviqt në luftën e Kosovës. Veq që ky skenar dallon për faktin së nuk korrespondon në kohë dhe në hapësirë.Deri me tani ka interpretime të ndryshme për të vrarët dhe të plagosurit në këtë ekspditë me tentatavë shfarosëse policore karshi shqiptareve në Kumanovë. Dihet se ndër të vrarit është edhe një fëmijë i moshës 8 vjeqe shqiptare. Edhe më këtë rast të intervenimit të forcave të shumta policore, pushtetarët maqedonas paraprakisht kishin dëklaruar se kjo po bëhet gjoja kunder një grupi të armatosur terrorist që kishte hyrë nga Kosova në Kumanovë.
E dihet së e gjithë kjo ekspeditë e ndytë policore po bëhët që shqiptareve tu tregohet forca edhe një herë jo vetëm në Maqedoni.Sulmi i forcave policore maqedone po bëhët edhe për faktin se faktori shqiptarë gjithnjë e më shumë është duke u dobësuar. Pushteti ne Prishtinë, Tiranë dhe në Shkup është inferior .Këto pushtete po janë të pafuqishme që ta ngrisin zërin dhe tu tregojnë shovenistëve maqedonas së shqiptarët në Maqedoni ka kush u del në krah. Klasa politike në Kosovë në përgjithësi dhe pushtetarët në veqanti e kan pru gjendjën aq të keqe në vend, sa janë shumë të pafuqishem që tu dalin sado pak zot vëllezëreve dhe motrave të tyre në Kumanovë dhe në këtë republikë të cilët po i përjetojnë ditët dhe netët e ferrit.Deklarata e Edi Ramës për bashkim kombëtar ishte vetëm një retorikë boshe për tia zgjatur vetit pushtetin gadi krejt të kriminalizuar.
Kjo vlenë edhe për Ali Ahmetin në pushtet, i cili i ka shti veshët në lesh për një cop pushetet të sllavomaqedonasëve që një Zot e din se qka janë. Sigurisht së maqedonasit nuk do ta kishin marrë këtë guxim për një ekspeditë të tillë ndëshkuese policore kundër shqiptarëve , sikur faktori politik shqiptarë në të gjitha trevat etnike të shpërfaqte unitet të duhur. Ky mos unitet , kjo mos përfillje me kërkesat e drejta të shqiptarëve në Maqedoni ka qenë një indikator tjetër ,për një yrysh të tillë të tërbuar të pushtetit në Maqedoni mbi shqiptarët. Por, si duket forcat e errëta sllavomaqedonase të këtij shekulli kanë marre një leksion të mirë nga djemtë të cilët ishin rreshtuar për ta mbrojtuar dinjitetin , për ta mbrojtuar pragun e shtëpisë, për tu mbrojtur nga synimi për spastrim etnik të Kumanoves, dhe pastaj sigurisht edhe të pjesëve te tjera të Maqedonisë të banuara më shqiptarë.
“Kam një pyetje për Ali Ahmetin (kryetarin e Bashkimit Demokratik për Integrim – parti në koalicionin qeverisës) dhe (kryeministrin) Nikolla Gruevskin: për çka po ndodh kjo situatë, pse trishtohen fëmijët dhe nënat shqiptare?”, ka deklaruar një grua, e cila kishte arritur të dalë nga kjo lagje me të birin e saj të mitur.
Ky është mesazhi dhe pyetja me e mirë jo vetëm për Ali Ahmetin dhe shovenistin Gruevski, por është mesazh edhe për pushtetin e Tiranës dhe per pushtetin e Prishtinës, dhe është mesazh edhe për shqiptarët kudo që jetojnë , së ka ardhur koha për një veprim të përbashkët, që tu ndalet turri edhe një herë tjetër të gjitha qarqeve antishqiptare.Vetem një Maqedoni e federalizuar dhe pa vonim bashkim i trojeve etnike do të ishte shpëtim për shqiptarët. Mini shtetet shqiptare duket se nuk janë të qendrueshme në Ballkanin e trazuar.
Këto mini shtete nuk mund te funksionojnë as të zhvillohen edhe ekonomikisht . Tek e fundit shqiptarët nuk po kërkojnë asgjë më shumë së tjerët, veq bashkimin e tokave pa drejtësisht të ndara nga trungu i lashtë ilirik. Ngjarjët e fundit në Kumanovë përfundimisht treguan se nuk ka bashkjetesë më sllavomaqedonasit . Me këto ngjarje tragjike përfundimisht duhet hequr iluzionet bashkësia ndërkombëtare së Marrveshja e Ohrit e vitit 2001 e lidhur pa praninë e faktorit politik shqiptarë bën punë per një kohë më të gjatë . Prandaj, forcat e errëta si mbeturina të shekullit të kaluar ne Maqedoni, mos të mendojnë së shqiptarët si populli më i lashtë , do të rrinë duar kryq karshi ndërhyrjeve të tilla ndëshkuese policore …
Udhëheqësi suprem i Iranit kërcënon Izraelin dhe SHBA
Trepça eksporton 121.04 ton koncentrat të Zinkut
Pas kritikave nga fansat, Muriq merr mbështetje nga trajneri...
Gazetarët të dekurajuar edhe pas raportimit të sulmeve
Gërvalla: Mërgata, urë e fortë e miqësisë mes Kosovës dhe Ka...
Përfundon protesta e opozitës në Shkodër