Google ADS

Skoda rifreskon modelin më të shitur

12:42 | 27 Tetor 2016
Arbresh Info

Skoda ka rifreskuar Octavian, modelin më të shitur të kësaj kompanie, duke lansuar një seri të veçantë.

E veçanta e këtij modeli të ri janë dritat full LED që zëvendësojnë të mëparshmet bi-xenon. Diçka tjetër nuk është ndërruar në eksterier ndërsa ka ndryshime në interier që ka hapësirë më të madhe.

20161027123524528

Në kabinë mund të shihet ekrani 9.2-inç i sistemit të informimit rreth veturës. Ky sistem tashmë është prezantuar te Kodiaqi.

Skoda për këtë model ka prezantuar pesë motor me benzinë dhe katër të tjerë diesel. Motorët fillojnë nga 1.0 deri në 2.0 dhe kapaciteti i tyre është nga 84 në 184 kuajfuqi. Të gjithë motorët kanë nga gjashtë ose shtatë shpejtësi DSG.

20161027123537228

Nuk ka ndonjë detaj rreth modeleve vRS, të cilat pritet të arrijnë në fund të vitit 2017. Spekulohet se vRS-ët e rinj pritet të jenë më të fuqishëm sesa ata 245.

Këto versione të reja do të dalin në shitje në fund të këtij viti.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme