Google ADS

Galaxy Note 7 e shkatërroi edhe Samsungun?

08:14 | 27 Tetor 2016
Arbresh Info

Samsung i dha fund telefonit të mençur Galaxy Note 7 pasi tërheqja fillestare në mbarë botën nuk arriti të shuaj raportet rreth shpërthimeve të pajisjeve. Tani, një gjë e tillë është duke i shkaktuar dëme gjigantit teknologjik.

Të ardhurat e divizionit Samsung Mobile kanë përfunduar në 88 milionë dollarë gjatë tremujorit të tretë, ka njoftuar kompania, shkruan portali arbresh.info. Kjo është një rënie prej 96 për qind nga 2.1 miliardë të gjeneruara një vit më parë.

Dështimi i fabletës ka kontribuuar gjithashtu edhe në një rënie prej 30 për qind në të ardhurat në përgjithësi të kompanisë.

Megjithatë, pas gjithë këtyre rënieve në përfitime, krijuesi më i madh në botë i telefonave të mençur ka njoftuar se modelet e fundit si Galaxy S7 vazhdojnë të qëndrojnë solide./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme