Gratë punojnë mesatarisht 39 ditë më shumë se burrat, sipas Forumit Botëror Ekonomik.
Sipas të dhënave të FBE, gratë punojnë mesatarisht 50 minuta më shumë në ditë sesa burrat, transmeton arbresh.info.
Raporti thotë se përhapja e punës së papaguar rëndon gratë dhe vlerëson që pabarazitë ekonomike mes gjinive mund të marrin kohë deri në 170 vjet për mbyllur.
Hendeku në mundësitë ekonomike, FBE thotë se tani është më i madh në çdo pikë sesa më 2008.
Afro një çerek miliard gra kanë hyrë në fuqinë punëtore globale gjatë dekadës së kaluar, thotë raporti.
Edhe pse meshkujt bëjnë 34% punë të paguar më shumë se sa gratë, ato kalojnë më shumë kohë në punët e papaguara të tilla si, punët e shtëpisë, kujdesi i fëmijëve dhe kujdesi ndaj personave më të moshuar.
Kur kjo gjë futet si faktor, FBE llogarit se gratë punojnë një muaj më shumë se burrat gjatë një viti./Arbresh.info
67 kandidatë kalojnë testin me shkrim për 21 pozita për gjyq...
Mediat ndërkombëtare shkruajnë për ndërprerjen e ndeshjes Ko...
Policia ndalon në Bërnjak një furgon me targa serbe që po tr...
Njoftimi i UEFA-s për ndeshjen Rumani-Kosovë
Policia shqiptoi mbi dy mijë gjoba trafiku për 24 orë
Përfshihet nga flakët një ndërtesë banimi në Kinë, të paktën...