Google ADS

Zgjedhjet e parakohshme edhe pa lejen e ndërkombëtarve në mbrojtje të interesave jetike

19:41 | 25 Tetor 2016
Arbresh.info

Nga: Selam Shkodra

Zgjedhjet e parakohshme  edhe pa lejen e ndërkombëtarve në mbrojtje të interesave jetike

Zgjedhjet e parakohshme janë përmendur  dhe kan qenë kë rkesë  e opozitë s së bashkuar  deri  në muajin shkurt, po ashtu kanë vazhduar të përmenden nga një pjesë e opozitës edhe deri në ditët e sotme ndërsa në ditët e fundit  janë aktualizuar nga  liderët  e partive politike që janë në pozitë  shprehimisht nga Kadri Veseli,- kryetari i partisë më të madhe në  pozitë  si një mundësi për të pasur zgjedhje  ka qarkulluar edhe  ideja  në rast se dështon votimi i projektligjit për demarakcionin me Malin e  Zi ku i njejti u tërhoq në momentin e fundit nga ana e kryeministrit Mustafa në ditën kur kishte hyrë në rendin e ditës,  dhe u thanë arsyetime të cilat nuk ishin të qëndrueshme, dhe jo arsyet e vërteta e që në fakt ishte mungesa e sigurimit të votave e bazuar në kushtetutën e vendit-  Neni 18 [Ratifikimi i Marrëveshjeve Ndërkombëtare]1.

Kuvendi i Republikës së Kosovës me votat e dy të tretave (2/3) e të gjithë deputetëve ratifikon marrëveshjet ndërkombëtare për këto çështje:(1) territorin, paqen, aleancat, çështjet politike dhe ushtarake;  Në ligjin më të lartë  të  Republikës  (Kushtetutën  e vendit ) është përcaktuar  se si mund të mbrrihet deri te zgjedhjet e parakohshme Republika e Kosovës edhe pse shteti  më i ri se një decade që nga shpallja e mëvetësisë ka njohur dy raste deri tani të zhvillimit të zgjedhjeve të parakohshme, më 2010 dhe 2014, por asnjë rast nuk ka pasur zgjedhje të parakohshme të kryera  bazuar në interesat shtetërore, që të dyja  palë  zgjedhjeve  të  parakohshme janë  bërë si rezultat i humbjes së mazhorancës  nga ana e partisë në pushtet që asaj kohe kryesohej nga PDK. Çuditërisht opozita ka heshtur kërkesën  gjatë muajve të fundit  për  zgjedhje të parakohëshme  ndërsa  në mënyrë të pazakontë ditëve të fundit janë shfaqur eksponentë nga partitë në pushtet   në media duke prezantuar edhe idenë për zgjedhje të parakohëshme veçanërisht  në fundjavën që shkoi ka pasur deklarata në distanca nga eksponentë  të  PDK-së  dhe LDK-së  se vendi  mund edhe të shkojë në zgjdhje të parakohëshme.

Kushtetuta  në nenin  84 paragrafi 3 nenin 100  natyrshëm jep rrugën  që të shpien në zgjedhjet e parakohshme, rrugë që, pavarësisht se është  e  qartë, dhe e cila  është  provuar në të dy palë zgjedhjet e parakohëshme që ka kaluar  vendi . Neni 100 paragarafi 1  rregullon çështjen  e mosbesimit të qeverisë  ndërsa  paragrafi 2, i jep mundësi kryemnisntrit të kërkoj votbesimin e qeverisë  në parlament. Mocioni Konsiderohet se: “mocioni i mosbesimit është pranuar” nëse për të kanë votuar shumica e të gjithë deputetëve të Kuvendit të Kosovës , e në rast se mocioni i mosbesimit votohet për Qeverinë në tërësi, Qeveria konsiderohet në dorëheqje, e në bazë të nenit 83 paragrafit presidenti shpall zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës , ose iniciativa e deputetëve  bazuar në Nenin 100.paragrafi 1 të Kushtetutës nga ana tjetër i hapë  rrugë mundësisë që   Kuvendi  të shpërndahet nga Presidenti i Republikës së Kosovës,  bazur në nenin 82.paragrafi 2pas votimit të suksesshëm të mosbesimit të Qeverisë, me çka edhe shkohet në zgjedhje të parakohshme.

Mbrojtja  e Interesave  jetike shtetrore permes zgjedhjeve të parakohshme.

Bazuar në  veprimet  e deritanishme të partive politike  secila është duke bërë llogaritë për zgjedhjet e ardhshme,  jo pak herë  muajve të fundit partitë politike  kanë  matur opinion edhe më anë të hulumtimeve(sondazheve) pasiqë  asnjëra nuk e ka besimin se me veprimet e tyre të deritashme nuk kan humbur pjesë të elektoratit të tyre e veanërisht dy partitë e pozitës, në veçanti pas humbjes së betejës për dy kauzat të karakterit shtetëror siç janë demarakcioni me Malin e Zi  dhe asociacioni i komunave me shumicë Serbe,  që të dyja këto janë edhe meritë e debatit nga ana e ekspertëve të fushave e veçanërisht debati i organizuar për demarakcionin i cili bazuar në argumentimin e dhënë  nga njerëz  competent  të fushës,  i  dhanë   të drejtë kauzës së opozitës që deri në atë kohë nuk kishte arritur ta bindte opinion dhe aq më pak deputetët nga partitë e pozitës, natyrisht edhe vendimi i gjykatës kushtetutes se pika të rëndësishme të marrëveshjes së Brukselit në Gushtin e vitit të kaluar nuk janë në përputhje me aktin më të lartë juridik, që të dyja këto  kauza të ngritura fortë nga ana e opozitës në më shumë se një vit e që qeveria në fund nuk ka arritë të bind as deputet nga radhët e saj se janë të drejta dhe në interes të vendit si dhe fillimi i përplasjeve në public  në mes tre partnerëve të koalicionit PDK-së LDK-së dhe Listës Serbe,  ka në veçanti më këtë të fundit ku e njëjta mbron interesat e shtetit Serb në Kosovë duke deklaruar hapur edhe vepimet e veta anti-shtetërore dhe anti ligjore siç është rasti i fundit me ligjin për Trepçën ku zv.kryeministri i cili vie nga radhët e Serbëve: Branimir Stojanovic, i cili   aktivitetin e tij anti këtij  ligji e ka shtrirë deri në Bruksel, e njëta duke mos lejuar themelimin e FAK-ut  dhe  me gjithë këtë aktivitet dhe veprimtari antishtetërore  si dhe pafuqia e kryeministrit  për ta disciplinuar këtë pjesë të  minstrave nga radha e “Listës Sërbe”.

Me gjithë këto të bëma të sipërpërmendura nga ana e kësaj qeverie  nuk është fare kontestuese  se kjo qeveri e ka humbur legjitimitetin ,  të gjitha këto janë tregues që kjo qeveri nuk është  asnjë  llojë shprese se mund të bëjë një hap para në drejtimin e duhur të mbrojtjes së interesave jetike të vendit. Zgjedhjet e ardhshme janë efektivisht  vetëm 2  vite larg ndërsa zgjedhjet e parakohshme do të duhet të zhvilloheshin brenda 45 ditëve nga shpërndarja e kuvendit aktual. Por palët duket se po bëjnë llogaritë se cila prej tyre do të ketë pushtet dhe sa pushtet do të ketë në rast zgjedhjesh.

Zgjedhjet e parakohëshme do të ndalonin  dëmin e mëtutjeshëm.

Është e gjithëditur se  efektivisht  në interesa jetike kjo qeveri ka dështuar dhe thënë ndryshe ka keqmenaxhuar edhe me resurset e vendit si dhe me opinionin e gjerë komunikimi ka qen i tipit të njerëzve të rrugës  sesa të njerëzve që vijnë nga kabineti i një kryemninistri. Shkuarja në zgjedhje të parakohëshme do të ndalonte dëmin në rritje. Z.Kadri Veseli si kryetar I partisë më të madhe  paralamentare  me prononcimet e fundit ka dhënë  sinjale të qarta së është i pakënaqur me punën e kabinetit qeveritar dhe ka lënë të hapur  mundësinë e shkuarjes në zgjedhje të parakohëshme edhe pse për zgjedhje të parakohëshme faktori ndërkombëtar nuk  tregon mirëkuptim duke marrë parasysh se ka në agjendë ështjen e gjykatës speciale e ku për fillimin e funksionimit të saj nevojitet shumicë e kualifikuar paralamentare ku nga ky process rrezikon të goditet më së shumti Partia Demokratike e Kosovës. Me shkuarjen në zgjedhje të parakohëshme do të mbroheshin interesat jetike të vendit e veçanërisht do të krijoheshin kushte për një qeverisje me legjitimitet dhe mundësi për krijimin e FAK-ut do të ishte reale pasiqë do duhej defaktorizohej”Llista Sërbska” dhe asetet e Kosovës  si Trepça nuk do të mund të kontestoheshin dhe të luftoheshin nga mbrenda institucioneve të Kosovës, si dhe do të krijohej rrethanë e re për çështjen e rinegociimit për çështjen e demarkacionit me palën Malazeze po ashtu edhe çështja e asociacionit do të merrte trajtë  tjetër.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme