Google ADS

Finalja e robotëve në futboll: Australi – SHBA, mbyllet me këtë rezultat (VIDEO)

16:32 | 25 Tetor 2016
Arbresh.info

Australia dhe SHBA janë skuadrat e robotëve që u përballën në finalen e turneut të futbollit “Robocup Challenge” të zhvilluar në Kinë si pjesë e Konferencës Botërore të Robotëve.

Në këtë turne morën pjesë 6 skuadra kineze dhe 2 të huaja, të cilat u përballën me njëra-tjetrën në një ngjarje që nisi ditën e shtunë për t’u mbyllur në pasditen e së hënës. Skuadrat që dolën ne finale ishin UT Austin e Universitetit të Texasit dhe Runswift i Universitetit të Neë South Wales.

Megjithëse, ndeshjet e futbollit mes robotëve janë zhvilluar që nga mesi i viteve 90, formati i kampionatit RopoCup Challenge që përdor robotët Nao, është zhvilluar nga kompania franceze Aldebaran Robotics.

Gjatë ndeshjeve, robotët janë të lidhur me një rrjet interneti pa kabuj me të cilin ata komunikojnë me njëri-tjetrin. Ata janë virtualisht autonomë, megjithatë arbitrat janë në gjendje që të monitorojnë se cilët prej tyre janë të lidhur me rrjetin, ndërsa anëtarët e skuadrës mund të marrin vendime për të bërë zëvendësime apo jo.

Në fushën e lojës skuadrat duhet të kenë nga 5 robotë secila të cilët mund të zëvendësohen në rast të avarive teknike apo nxehjes së tepërt të tyre. Në finalen e së hënës, skuadra që fitoi turneun ishte pikërisht UT Austin me rezultatin 7-3, shkruan Top Channel.

Për Kinën kjo ishte hera e tretë që organizon një turne futbolli me robotë. Në 2008 dhe 2015 në Hefei u mbajt World Robocup.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme