Një cent amerikan është shitur për 2,6 milion dollarë në një ankand në Beverli Hills. Centi i cili daton nga viti 1792 në këtë mënyrë është bërë monedha më e paguar ndonjëherë në ndonjë ankand. Monedha, që ka marrë emrin nga gdhendësi i saj Robert Birch, bën pjesë në serinë e prototipave të parë të monedhave amerikane. Besohet se në Amerikë gjenden vetëm 10 monedha të tilla.
“Ekzistojnë vetëm 10 monedha të tilla, dhe kjo është shumë më e mirë nga gjithë të tjerat. Është një gjë e rrallë. Pra më e mira nga të mirat. Gjithashtu duhet pasur parasysh se çfarë përfaqëson, pikërisht lindjen e monedhave tona”, tha Kevin Lipton, tregtar monedhash.
Një njërën anë të monedhës gjendet Zonja e Lirisë me moton “Liria burim i Shkencës dhe Industrisë”, ndërkaq në anën tjetër shkruan Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe ‘një cent’ brenda një kurore. Vlera e monedhës vitet e ardhshme pritet të rritet akoma më shumë, madje mbi 10 milion dollarë.
Derby d’Italia/ Juventus dhe Inter publikojnë 11-shet startu...
Tërmet në Napoli, kaq ishte magnituda
Macron uron Osmanin për 17-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës
17-vjetori i Pavarësisë/ Presidentja Osmani nis aktivitetet ...
Vendos goli i Maddison, Tottenham mposht Unitedin
Muriqi në top formë, realizon dy gola ndaj Las Palmas