Twitter largon qindra punëtorë

14:32 | 25 Tetor 2016
Arbresh Info

Sipas një raporti nga ‘Bloomberg’, rrjeti social Twitter ka ndërmend të largojë qindra punëtorë nga puna gjatë kësaj jave para prezantimit të rezultateve financiare për tremujorin e tretë.

Kompania me probleme financiare ka ndërmend të eliminojë nga puna rreth 300 punëtorë apo 8 për qind të të gjithë punëtorëve, shkruan portali arbresh.info. Kjo shifër është thuajse e njëjtë me numrin e punëtorëve të larguar një vit më parë pasi drejtori ekzekutiv i kompanisë, Jack Dorsey mori sërish timonin e rrjetit social.

Twitter ka refuzuar të komentojë rreth këtij raporti që vjen pas dështimit për të rritur përdoruesit ndaj rivalëve kryesor si Facebook, Snapchat dhe Instagram./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme