Google ADS

Përfunduan punimet në rreth-rrotullimin Obiliq-Prishtinë

13:23 | 25 Tetor 2016
Arbresh.info

Kryetari i komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi, së bashku me stafin e tij, inspektoi punimet për së afërmi në përfundimin e rreth-rrotullimit në magjistralen Obiliq-Prishtinë, përkatësisht në rrugën ku e lidhet fshati Dardhishtë në magjistralen Obiliq-Prishtinë.

“Pika e zezë e trafikut”, siç u quajt nga qytetarët, pjesa e aksit rrugor, në të cilën ka pasur me dhjetëra humbje jetësh, e qindra aksidente si pasojë e gjendjes së keqe të rrugës, tani më është rregulluar.

Sipas një komunikate të komunës së Obiliqit, trajtimi me seriozitet i të gjitha këtyre probleme është rezultat i bashkëpunimit të vazhdueshëm me qytetarët.

“Tani drejtuesit e automjete dhe qytetarët do të ndihen të sigurt gjatë qarkullimit në këtë aks rrugor. Ditë me parë përfundoi trotuari Subutiq –Orlloviq. Po ashtu, këtij projektit kapital do t’i bashkëngjitet edhe ndriçimi publik, punimet e të cilit kanë filluar”, thuhet në komunikatë.

img-5832_2852 img-5835 img-5838

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme