Misioni i Google-it është që në vitin 2020 të nxjerr në treg makinat që ngasin vet. Krijuesit e këtij projekti vlerësojnë se ky lloj i makinave që drejtohen pa njeri mund ta bëjnë botën vend më të mirë për jetesë. Për këto makina do të kombinohet njohuria e deritanishme e industrisë së makinave dhe të asaj kompjuterike.
‘Ne kemi biseduar me industrinë e makinave vitet e fundit. Jemi shumë të emocionuar për këtë teknologji, jemi të emocionuar sepse shkon përpara për shkak të të gjitha përfitimeve dhe sigurisë, në një farë mënyre do ta bëjmë botën një vend më të mirë, jemi të vetëdijshëm se të bëhet kjo duhet një ekip. Nevojiten partnerët më të mirë në atë që e bëjnë ata’, tha Kris Urmpson – drejtor i projektit të makinave që ngasin vet.
Sipas punonjësve të Google-it që merren me këtë projekt, makinat që ngasin vet paraqesin evolucion në sistemin e transportit dhe mundësi për të vazhduar përsosjen e industrisë së motorëve.
Kandidati prorus prin në zgjedhjet presidenciale në Rumani
Osmani udhëtoi për vizitë pune në Kolumbi
Kumbaro ndan pamje nga pazari i Gjirokastrës nën atmosferën ...
Vdekja e një punëtori në Prizren, arrestohen tre menaxherët ...
Pacolli uron një javë të mbarë: Qofshi gjithmonë të lumtur d...
Fahrije Hoti sot mban konferencë për media: Do t’i demantojm...