Google ADS

iOS 10.1 tani në dispozicion, vjen funksioni i shumëpritur në kamerë (Foto)

09:42 | 25 Tetor 2016
Arbresh Info

Nëse posedoni në iPhone 7 Plus atëherë njëra nga funksionet më interesante të kamerës tashmë është në dispozicion.

iOS 10.1 tani është në dispozicion për shkarkim duke ofruar rregullimin e disa lëshimeve të vogla në sistem dhe funksionin ‘Portrait Mode’ në kamerën e iPhone 7 Plus, shkruan portali arbresh.info. Efekti që kthen fotot tuaj me një prapavijë të paqartë, ngjashëm sikur të ishin të shkrepura me ndonjë kamerë profesionale, tani është i gatshëm.

Efekti që sipas kompanisë Apple është ende në faza testuese është shtuar si një funksion i ri te kamera e telefonit iPhone nga gjiganti amerikan.

Ky efekt, i cili ndryshe njihet edhe si ‘bokeh’, përdorë objektin e dy kamerave të telefonit, atë me kënd të gjerë dhe atë për zmadhim për të stimuluar prapavijën me mjegull./arbresh.info

iphone-7-camera-bokeh-2-1056x594

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme