Ekspertët e sigurisë kibernetike dhe autoritetet amerikane deklarojnë nga hetimet paraprake se në sulmin më masiv të regjistruar ndonjëherë në historinë e internetit, janë përdorur edhe kamerat e shtëpive.
Pjesa më e madhe e këtyre kamerave inteligjente i takojnë kompanisë kineze Hangzhou Xiongmai. Edhe vetë kjo e fundit e ka pranuar këtë tashmë dhe ka nisur që të tërheqë produktet e infektuara në tregun amerikan.
Ekspertët thonë se autorët e sulmit shfrytëzuan fjalëkalimin e lehtë me të cilin kjo kompani hedh në treg këto kamera duke shumëfishuar fuqinë e sulmit të tyre, që çorientoi për thuajse dy orë gjigantët e teknologjisë.
Pavarësisht se ka vendosur të tërheqë nga tregu këto kamera, kompania Hangzhou Xiongmai thotë se nuk ka asnjë përgjegjësi në sulm, duke e kaluar këtë përgjegjësi tek klientët e saj, të cilët, sipas kompanisë, nuk duhet të linin fjalëkalimin me të cilin dalin nga fabrika kamerat e saj.
“Siguria është një problem madhor në fushën e teknologjisë, internetit dhe pajisjeve inteligjente. Të gjitha kompanitë e mëdha janë përballur me sulme të ndryshme kibernetike dhe as ne nuk u trembemi këtyre sulmeve”, deklaroi kompania.
Sulmi pirat goditi faqet më në zë të internetit, si Twitter, “Financial Times”, Spotify, Reddit, e-Bay dhe “Neë York Times”. Bllokimi zgjati përreth dy orë.
Netanyahu: Vrasja e Nasrallahut ishte hap i domosdoshëm
Osasuna fiton me ‘poker’ golash ndaj Barcelonës – humbja e p...
Agron Nuredini – Kandidati me origjinë shqiptare për z...
Bananet me 2 tonë kokainë mbërrijnë në Gjermani, mes të arre...
Analistët: S’pritet progres në dialog
Volkswagen lëshon “paralajmërimin e dytë rreth fitimit” në t...