Gazeta më autoritative gjermane ‘Frankfurter Allgemeine Zeitung’ në numrin e saj të sotëm sjell një reportazh të gjatë për gjendjen ekonomike- me fokus në infrastrukturën e energjisë elektrike, në Kosovë.
Korrespondenti i kësaj gazete për çështjet ekonomike për Evropën Juglindore dhe Lindore, Christian Geinizt, ka vizituar komunën e Ferizajt ku ka takuar Kryetarin e kësaj Komune, Muharrem Svarçën i cili në gjermanishte të përsosur shpreh mllefin, por edhe brengën e tij për ikjen masive të qytetarëve të komunës së tij, por edhe rajoneve tjera të Kosovës, transmeton Gazeta Blic.
Korrespondenti i kësaj gazete më tej ka vizituar edhe Termocentralet e KEK-ut, ka biseduar me drejtorin Arben Gjuka, por edhe ekspertë të tjerë nga Kosova dhe Gjermania për gjendjen e këtyre “gjigantëve”, të kohës sovjetike dhe me këtë rast vjen tek një përfundim fatal: pak ose aspak shpresë nuk ka që Kosova së shpejti do të dalë nga kriza energjetike.
Duke iu falënderuar edhe shkallës së lartë të korrupsionit gjasat që ndërmarrje të mëdha ekonomike gjermane të investojnë në Kosovë janë të barabarta me zero.
Sipas FAZ gjendja ekonomike në Kosovë i ngjet një bombe të kurdisur e cila çdo çast mund të shpërthejë.
Me pranga në duar e me 4 avokatë në mbrojtje, “Kobra...
Dita e Alfabetit Shqip, Begaj: Gjuha e shqiponjave do të mbi...
Hyrja e “lirshme” e drogës në burgjet e Kosovës, për tre vje...
Pacolli udhëton me tren: Moment qetësie larg zhurmës së përd...
Intervista e Ronaldo-s me MrBeast-in po thyen rekorde, 17 mi...
Kurti: Synim i Serbisë mbetet hakmarrja, Kosova duhet të jet...