Google ADS

Dasma nën ujë në vitin 1954

21:06 | 22 Tetor 2016
Arbresh Info

Nëse keni menduar se dasmat këto ditë janë me shumë stil, ju sjellim fotograf nga një martesë krejtësisht e veçantë në vitin 1954.

Çifti kishte planifikuar një ceremoni martesore nën ujë duke e plotësuar me një qendër nënujore të vëzhgimit për të gjithë mysafirët e tyre të ftuar në dasmë.

Këta dy njerëz  ishin të njohur paraprakisht me punën nënujore.

Bob Smith ishte një klloun zhytjeje dhe Mary Beth Sanger ishte një notuese e sinkronizuar. Kështu mori kuptim për çiftin që të shkëmbejnë betimet e martesës nën ujë.

Në mënyrë që të realizohen fotot e përsosura të dasmës, çifti ka përdorur disa truke të zgjuara për të mbajtur rrobat e tyre të duken mirë dhe të përshtatshme për një ceremoni martesore, transmeton Klan Kosova.

Bob kishte vendosur një copëz kartoni brenda këmishës së tij për ta mbajtur atë të ngurtë kundrejt presionit nën ujë. Mary Beth kishte vendosur peshat e zhytjes në trup në mënyrë që fustani i saj i dasmës të mos fluturojë në një moment jo të përshtatshëm.

dasma-1 dasma dasma-6 dasma-4 dasma-3 dasma-2

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme