Google ADS

Kush e rrëzoi internetin? CIA dhe FBI pas autorëve të sulmit masiv kibernetik

14:13 | 22 Tetor 2016
Arbresh Info

Ekspertët e teknologjisë në FBI dhe CIA janë duke punuar për të zgjedhur sulmin masiv kibernetik që ndodhi në bregdetin lindor të Amerikës dhe në Evropë të premten duke lënë jashtë linjave disa nga uebfaqet më të vizituara në botë.

Portalet , dyqanet online, rrjetet sociale dhe të gjitha sistemet e shërbimeve për pagesa ishin jashtë funksionit si pasojë e një sulmi DDoS që ndodhi për disa orë, shkruan portali arbresh.info.

Ekspertët thonë se ky është vetëm sulmi i fundit në të cilin mund të jetë një person apo disa persona të panjohur duke testuar sistemet e mbrojtjes së internetit që këtë herë si shënjestër kishin njërin nga ofruesit më të rëndësishëm, kompaninë ‘Dyn’./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme