Google ADS

Zgjidhet misteri i ‘Trekëndëshit të Bermundës’

21:55 | 21 Tetor 2016
Arbresh.info

Shkencëtarët besojnë se ata kanë zgjidhur më në fund misterin e “Trekëndëshit të Bermudës”. 500,000 km katror e oqeanit, ka qenë prej kohësh e lidhur me zhdukjen e anijeve dhe avionëve. Megjithatë, shkencëtarët mendojnë se ata mund të kenë zgjidhur rastin, duke e vënë atë në një model jashtëzakonisht të rrallë, e të çuditshëm.

Sipas gazetës britanike,”Daily Express”, e cila shkruan se:”Ekspertët gjetën re gjashtëkëndore, një grumbullim shumë i rrallë, në Detin e Veriut në afërsi të Britanisë”.

Duke përdorur radarët satelitë, kjo për të matur se çfarë po ndodhte nën retë. Gazeta shkruan se ata zbuluan se erërat e nivelit të detit arrinin pothuajse 100 milje në orë, të fuqishme dhe të mjaftueshme për të gjeneruar valë mbi 45 milje rreze të lartë.

Ata gjithashtu vunë në dukje se të njëjtat re janë paraqitur mbi majat perëndimore të trekëndëshit Bermuda, por dhe re duke filluar nga 20 deri në 55 milje në të gjithë zonën.

Sipas meteorologut Randy Cerveny, i cili shpjegon se sa të fuqishme janë retë, ku thotë se: “Këto lloje të formave gjashtëkëndore mbi oqean janë sa një bombë ajrore. Ata formojnë microbursts dhe shkaktojnë shpërthim të ajrit, që vjen poshtë nga fundi i një re dhe pastaj godet oqeanin dhe krijon valë që nganjëherë mund të jenë masive”.

Shpërthimi mund të përhapet jashtë me shpejtësi 170 milje në orë, më shumë se e mjaftueshme për të rrokullisur anijet dhe të shtyjë poshtë aeroplanët.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme