Me rastin e 25 vjetorit të vdekjes së kompozitorit, dirigjentit dhe etnomuzikologut të njohur shqiptar, Lorenc Antoni, sot Instituti i Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore i Shqiptarëve në Shkup (ITSHKSH), në bashkëpunim me Postën e Maqedonisë, organizoi tribunë përkujtimore, ku edhe u promovua pulla postale me figurën e Lorenc Antonit.
Drejtori i ITSHKSH-së, Skender Asani, tha se është nderë i Institutit që të rikthejë vëmendjen te figurat e mëdha që kanë lënë gjurmë në lëvizjet kombëtare dhe kulturore për popullin shqiptar. “Familjet Antoni dhe Bojaxhiu kanë dhënë kontribut të madh në shqiptarësinë e Shkupit, andaj nderi ynë është që të zbardhim të kaluarën e tyre historike, si një mesazh për gjeneratat e ardhshme”, theksoi Asani.
Drejtori i Postës së Maqedonisë, Faadis Rexhepi, tha se institucioni që i e përfaqëson, përmes promovimit të kësaj pulle postale në mënyrë aktive përfshihet në shënimin e 25 vjetorit të vdekjes së Lorenc Antonit, një bashkëqytetari i ynë, muzikolog, dirigjent, shkencëtarë që gjithë jetën e tij i`a kushtoi muzikës.
“Pulla postale me temë muzikën, lëshuar në tirazh prej 7000 ekzemplarëve, dedikuar 25 vjetorit të vdekjes së Lorenc Antonit, është me vlerë nominale prej 20 denarëve, autor i së cilës është Loran Kufalo nga Byroja për Filateli e Postës së Maqedonisë”, theksoi Rexhepi.
Sekretari shtetërorë pranë Ministrisë së Kulturës në Republikën e Maqedonisë, z.Behixhudin Shehapi, theksoi rëndësinë e institucionalizimit të veprave të atyre që kanë dhënë shumë për artin dhe kulturën shqiptare, siç është edhe rasti me etnomuzikologun Lorenc Antoni.
Për jetën dhe veprën e tij folën edhe përfaqësuesi i katolikëve shqiptarë të Shkupit, z.Anton Sereçi, pastaj z.Blerim Grubi, profesor pranë Universitetit të Tetovës, njëherit edhe anëtarë i Filharmonisë së Maqedonisë, z.Ermal Mehmeti, etnomuzikologë, si dhe znj.Dijana Toska.
Mori pjesë edhe vajza Lorenc Antonit, znj.Vilma Antoni–Bejtullahu, ndërsa në emër të familjes të pranishmit i përshëndeti dhëndri i familjes Antoni, z.Naip Bejtullau.
Lorenc Antoni u lind në Shkup në vitin 1909 dhe vdiq në Prishtinë më 21 tetor 1991. Është një nga kompozitorët dhe etnomuzikologët më të shquar në mbarë hapësirën shqiptare.
Deti Mesdhe po ngrohet më shpejt se pjesa tjetër e botës, si...
Trump emëron Keith Kellogg si të dërguar special për Ukrainë...
Konjufca: Shteti ynë është përplotësim i porosisë së 28 Nënt...
Ancelotti: Edhe nëse fitonim ishte e vështirë të ishim në to...
112 vjetori i Pavarësisë së Shqipërisë festohet në New York
Katër arsye pse disa njerëz nuk kërkojnë kurrë falje?