Google ADS

Në Prishtinë promovohet libri-ditar lufte “Duke i shëruar plagët e luftës” nga Ibish Ahmeti

14:35 | 21 Tetor 2016
Arbresh.info

Në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës, “Pjetër Bogdani” të shtunën (më 22 tetor), duke filluar në ora 12:00, promovohet libri-ditar lufte, “Duke i shëruar plagët e luftës”, nga mjeku dhe ish-luftëtari i UÇK-së, dr. Ibish Ahmeti.

Për librin e Ahmetit pritet të referojnë analistë, publicistë dhe njohës të rrethanave organizative, historike dhe politike të luftës 1998-1999.

Libri përmbledh zhvillimet e bujshme të luftës në formën e një kronike autentike ngjarjesh, herë-herë të shkruara në baza ditore, që lidhen kryesisht me luftën e frontit të Budakovës për një vit luftë (1998-1999), aq sa autori (Ibish Ahmeti) qe në krye të spitalit ushtarak.

Në këtë libër lexuesit do të mund të gjejnë, po ashtu, informacione të sakta për të gjitha vrasjet, plagosjet, rezistencën e luftëtarëve, rëniet heroike të dëshmorëve etj., si dhe për dritëhijet brenda radhëve të UÇK-së, e për shumëçka tjetër.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme