Policia në Korenë e Jugut sot tha se është duke hetuar për lidhje të mundshme mes qeverisë koreanoveriore dhe personit që sulmoi ambasadorin amerikan në Seul.
Autoritetet thonë se 55-vjeçari Kim Ki-jong përballet me akuzën e përpjekjes për vrasje, pasi ai goditi me thikë ambasadorin Mark Lippert, i cili pësoi disa plagë në fytyrë dhe në trup.
Kim Ki-jong, i cili u shfaq sot me karrike me rrota, u tha gazetarëve në Seul se nuk kishte marrë ndonjë direktivë nga Koreja e Veriut.
Agjencia zyrtare e lajmeve e Koresë së Veriut e cilësoi sulmin “një ndëshkim i drejtë” i manovrave ushtarake mes SHBA dhe Koresë së Jugut.
Ndërsa Ministria koreanojugore e Unifikimit e dënoi krimin dhe e cilësoi reagimin e Pheninit si përpjeke për manipulimin e fakteve./arbresh.info/
Parashikimi i motit për të premten
Ferrari prezanton makinën më të fuqishme të historisë së tij
Qëndrimi i Harrisit dhe i Trumpit për Kosovën, faktorë për v...
Cilat janë përfitimet e dushit të ftohtë?
Zëdhënësi i ushtrisë izraelite: Sinwar po përpiqej të arrati...
Edon Zhegrova, i pari me driblime në Champions League