Prodhuesi belg i çokollatës Domenik Person i cili për një festë të organizuar nga Rolling Stones kishte shpikur një pajisje që mundësonte thithjen e miellit të çokolatës, nuk e kishte imagjinuar ndonjëherë se kjo pajisje do të kërkohej kaq shumë tani pas 7 vitesh, nëpër festat e ndryshme rock’n roll.
Prodhuesi belg ishte frymëzuar për shpikjen e kësaj pajisjeje, nga gjyshi i tij. Në miellin e përgatitur për thithje, ai ka përzierë pluhurin me mentë, xhenxhefil dhe mjedër, por jo me duhan.
“Sigurisht, jeta ndonjëherë është e mërzitshme, prandaj le të zbavitemi pak! Unë me këtë, thjesht doja të ngacmoja pak klientët, për t’i tërhequr më shumë. Unë nuk jam djalë i keq që promovon lëndë narkotike, nuk është ky qëllimi. Unë vetëm dua të vë në lojë njerëzit”, deklaroi Domenik Person, prodhues çokolate.
Përveç shijeve klasike, ky prodhues belg i çokolatës ka shpikur edhe çokollatë me erë proshute, qepe madje edhe me shije djegëse.
“Nëse ju thithni miell çokollate të pastër, ajo është shumë e thatë, nuk shkon, keni ndjenjën se po ju futet një kandil deti në hundë. Pra, unë kisha nevojë që të shpikja diçka që të ndihmon të nuhasësh më lehtë çokollatën. Vendosa që të përziej miellin e çokolatës me spec djegës, por kjo nuk ishte ide shumë e mirë pasi të bën të ndihesh keq. Por përfundimisht ia arrita qëllimit, kombinova miell çokolatës me mentë, xhenxhefil, përzierje kjo që për 15 minuta qëndron në trurin tuaj dhe të bën “dru”, tha Domenik Person, prodhues çokolate.
Prodhuesi belg, që nga viti 2007 ka arritur të shesë 25 mijë pajisje të tilla. Përdoruesit e kësaj shpikjeje janë të gatshëm që çdo kohë të shpenzojnë nga 45 euro për të blerë një të tillë. Porositë shiten më së shumti në Rusi, Indi, Kanada, Australi dhe Shtetet e Bashkuara. /alsat
Dy të plagosurit në Vranjevc po i ruan policia në QKUK, u ca...
Shtyhet seanca ndaj Kobrës, seancën e radhës pritet të dëgjo...
Aliu: Mbi 16 milionë euro për zgjerimin e rrugës në hyrje të...
Sot shorti i Ligës së Kombeve: Me kë do t’i bie Kosovës?
Hamza në Rahovec: Jemi adresa e zhvillimit të bujqësisë, eko...
“Kobra”: Në natën kritike, rreth 30 persona ishin lënduar, j...