Google ADS

Gjahtari i alienëve ‘kap’ 234 sinjale të dyshimta

07:19 | 20 Tetor 2016
Arbresh.info

Në korrik të vitit të kaluar, Stephen Hawking i prezantoi botës realizimin e projektit të tij madhor, i pagëzuar edhe si “Gjahtari i alienëve”.

Në fakt bëhet fjalë për një megaprojekt, për realizimin e të cilit u shpenzuan 135 milionë dollarë për ngritjen e një rrjeti teleskopësh do t’i drejtoheshin universit të thellë për të kapër valë radio apo sinjale lazeri, që mund të lëshohen nga një formë tjetër inteligjente.

Kur ka kaluar pak më shumë se një vit që nga prezantimi i këtij projekti prej shkencëtarit të famshëm britanik, sinjale të tilla janë kapur jo nga një yll, as nga dy, por nga plot 234 të tillë.

Shkencëtarët analizuan sinjalet e dritës të mbërritura nga 2.5 milionë yje në 12 muajt e parë të punës së projektit. Rezultati ishte mbresëlënës. Në 234 yje ata gjetën gjurmë valësh radio dhe sinjale lazer që sugjerojnë se janë të prodhuar nga një inteligjencë jashtëtokësore.

Megjithatë, vetë astronomët që dolën në këtë përfundim, Ermanno Borra dhe Eric Trottier, nga Universiteti Laval në Kanada shuajnë disi entuziazmin.

“Të gjesh forma jete jashtë Tokës është një zbulim i jashtëzakonshëm dhe po kështu duhet të jenë edhe provat. Fatkeqësisht, edhe këto me sinjalet radio dhe lazer nuk mund të quhen si të tilla për arsyen e thjeshtë se të mendosh që 234 qytetërime jashtëtokësore po dërgojnë që të gjitha sinjale të koordinuara në Tokë, është papjekuri”, thonë ata.

Por veç maturisw ka vend edhe për entuziazëm.

“Të paktën 10 mijë objekte (yje) të vëzhguar nga Borra dhe Trottier ja vlejnë që të vëzhgohen dhe të studiohen më mirë”, tha në një deklaratë SETI, Qendra Kërkimore e Inteligjencës Jashtëtokësore, që udhëheq projektin e Stephen Hawking./tch

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme