Google ADS

Apple prezanton edhe dy pajisje javën e ardhshme

13:07 | 19 Tetor 2016
Arbresh Info

Pasi lansoi dy produktet më të rëndësishme të këtij viti, iPhone 7 dhe iPhone 7 Plus, Apple ka ndërmend të mbajë edhe një event tjetër gjatë vjeshtës për të prezantuar pajisjet Mac, laptop dhe kompjuterë.

Portali për teknologji ‘Recode’ raporton që Apple do të mbajë eventin e dytë javën tjetër, më 27 tetor, dy ditë pasi kompania të zbulojë rezultatet financiare për tremujorin e fundit, transmeton portali arbresh.info.

Fatkeqësisht, asnjë produkt mobil nuk do të prezantohet. I gjithë eventi do të jetë për pajisjet Mac, të cilat nuk kanë pasur modele të përmirësuara që nga viti 2015. /arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme