Google ADS

Shishet plastike të ujit mund të shkaktojnë kancer

13:44 | 19 Tetor 2016
Arbresh.info

Shishet plastike përmbajnë substanca kimike që përçajnë hormonet dhe mund të shkaktojnë kancer, diabet, çrregullime tët tipit ADHD dhe autizëm, kanë konfirmuar shkencëtarët në një raport të publikuar të martën. Substancat që përçajnë endokrinën interferojnë në sistemin hormonal të trupit, duke e rrezikuar kështu trupin ndaj një sërë sëmundjesh.

Ato gjenden në mijëra produkte që i përdorim çdo ditë, duke filluar nga mbajtësit e ushqimeve të prodhuar me plastikë dhe metal, deri tek detergjentet, lodrat dhe produktet kozmetike.

Këto substanca kimike janë përgjegjëse për një sërë sëmundjesh, dhe i kushtojnë një shteti me miliona euro çdo vit në kostot shëndetësore.

Sëmundja më e zakonshme e lidhur me këto substanca është neurologjike, ku përfshihen çrregullimet e tipit ADHD, autizmi dhe rënia e koeficientit të inteligjencës.

Substancat kimike të padukshme, por të rrezikshme, rrisin gjithashtu rrezikun për zhvillim të diabetit, obezitetit, disa llojeve të kancerit, infertilitetit tek meshkujt, dhe një gjendje e dhimbshme e njohur si endometrioza, rritje anormale të indeve jashtë mitrës.

Disa nga substancat kimike që studimi i ka nxjerrë si shumë të rrezikshme janë të ndaluara për t’u përdorur nga Bashkimi Evropian.

Kërkimet e kohëve të fundit kanë dhënë alarmin se ndotësit e mjedisit mund të çrregullojnë sistemin e endokrinës dhe mund të shkaktojnë sëmundje shumë të rënda në trupin e njeriut. Kjo deklaratë vjen nga Agjencia Amerikane e Mbrojtjes së Mjedisit.

Deri tani, kimikatet më të rrezikshme, që dyshohet se prekin hormonet e njeriut, janë të ashtuquajturat PBDE, që gjenden kryesisht në produktet që janë rezistente ndaj zjarrit.

Disa nga lëndët e tjera që konsiderohen përgjegjëse për dëme të mëdha në shëndetin e njeriut janë edhe kimikatet që përdoren në kanaçet metalike (Bisphenol A), dhe ftalatet që gjenden në produktet kozmetike dhe në paketimet plastike të ushqimit. Për të ulur dëmet që shkaktojnë në shëndet këto kimikate, shtetet investojnë çdo vit, miliona dhe miliarda dollarë.

Në studimin e kryer theksohej se pesticidet dhe materialet rezistente ndaj zjarrit ndikojnë më së shumti në uljen e koefiçientit të inteligjencës dhe në pengimin e zhvillimit normal të trurit.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme