Google ADS

Samsung nis prodhimin e procesorëve për Galaxy S8

09:42 | 17 Tetor 2016
Arbresh Info

Kompania Samsung ka njoftuar se ka filluar prodhimin e procesorëve të ri duke përdorur procesin 10nm.

Gjiganti teknologjik ka thënë se çipat e krijuar do të përdoren në produktet që do të lansohen në fillimit të vitit të ardhshëm, gjë që supozohet se bëhet fjalë për telefonin e mençur Galaxy S8, shkruan portali arbresh.info.

Kompania pohon se në krahasim me procesin 14nm, ky i fundit rrit performancën për 27 për qind ndërsa konsumimi i energjisë zvogëlohet për 40 për qind.

Për shkak të dështimit të Galaxy Note 7, gjiganti teknologjik nga Koreja Jugore beson që biznesi me çipa do i ndihmojë të sigurojë përftime në fillim të vitit të ardhshëm./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme