E pyesni veten se çfarë konsiderohet pjesë normale e procesit të moshimit? Ja ç’duhet të prisni ndërsa bëheni më të moshuar dhe çfarë të bëni lidhur me këtë.
E dini që moshimi do t’ju sjellë rrudha dhe thinja. Por a e dini se procesi i moshimit (plakjes) do të ndikojë edhe dhëmbët, zemrën dhe seksualitetin? Shikoni se çfarë ndryshimesh mund të prisni në trupin tuaj teksa moshoheni dhe ç’mund të bëni për të promovuar një jetë të shëndetshme në çdo moshë.
Çfarë ndodh? Teksa moshoheni, rrahjet e zemrës bëhen më të avashta dhe zemra mund të bëhet më e madhe. Enët e gjakut dhe arteriet mund të ngurtësohen, duke bërë që zemra ta ketë më të vështirë për të pompuar gjakun. Kjo çon në tension të lartë të gjakut dhe probleme të tjera kardiake.
Ç’mund të bëni? Për të pasur një zemër të shëndetshme:
Përfshini aktivitetin fizik në rutinën e përditshme. Përpiquni të ecni, notoni dhe të bëni aktivitete të tjera që ju pëlqejnë. Aktiviteti fizik i moderuar ju ndihmon të keni një peshë të shëndetshme, tension të ulët dhe lehtëson ngurtësimin e arterieve.
zemerUshqehuni shëndetshëm: Zgjidhni perimet, frutat, drithërat e plota, ushqime me shumë fibra dhe peshk. Kufizoni ëmbëlsirat. Një dietë e shëndetshme ndihmon në arterie dhe zemër të shëndetshme.
Mos pini duhan: Duhani kontribuon në ngurtësimin e arterieve dhe rrit presionin e gjakut dhe rrahjet e zemrës. Nëse pini duhan, kërkojini doktorit t’ju ndihmojë ta lini.
Menaxhoni stresin: Stresi mund të dëmtojë zemrën. Ndërmerrni hapa për të ulur stresin.
Flini mjaftueshëm: Cilësia e gjumit luan rol të rëndësishëm në shërimin dhe rregullimin e zemrës suaj dhe enëve të gjakut. Njerëzit zakonisht kanë nevojë për 7-8 orë gjumë çdo natë.
Kockat, kyçet dhe muskujt
Çfarë ndodh? Me moshimin, kockat priren të tkurren në madhësi dhe densitet, gjë që çon në dobësimin e tyre dhe i prir që të thyhen më lehtë. Madje edhe mund të shkurtoheni. Muskujt zakonisht humbin forcën dhe fleksibilitetin dhe mund të humbisni koordinimin ose të keni probleme me ekuilibrin.
Ç’mund të bëni? Për të pasur kocka, kyçe dhe muskuj të shëndetshëm:
kockatMerrni sasi të mjaftueshme kalciumi: Për të rriturit e moshës 19-50 vjeç dhe meshkujt e moshës 51-70 vjeç, Instituti i Mjekësisë rekomandon 1000mg kalcium në ditë. Rekomandimi e rrit në 1200mg në ditë sasinë e nevojshme për gratë mbi 51 vjeç dhe burrat mbi 71 vjeç. Burime të kalciumit janë nënproduktet e qumështit, bajamet, brokoli (brokulla), lakra jeshile, salmoni i konservuar me kocka, sardelet, si dhe produktet e sojës, si tofuja. Nëse keni të vështirë që ta plotësoni sasinë e nevojshme të kalciumit me ushqime, pyesni doktorin tuaj për suplemente kalciumi.
Merrni sasinë e duhur të vitaminës D: Për të rriturit e moshës 19-70 vjeç, Instituti i Mjekësisë rekomandon 600 IU vitaminë D në ditë. Rekomandimi e rrit sasinë në 800 IU pas moshës 71 vjeç. Megjithëse shumica e njerëzve e marrin këtë sasi nga rrezet e diellit, ndoshta jo të gjithë e kanë këtë mundësi. Burime të tjera të vitaminës D janë peshqit vajorë, si peshku ton apo sardelet, e verdha e vezës, si dhe shtesat ushqimore të vitaminës D.
Përfshini aktivitetin fizik në përditshmërinë tuaj: Ushtrimet si: ecja, tenisi, ngjitja e shkallëve etj ju ndihmojnë për mbajtjen e kockave të forta dhe ulin humbjen kockore.
Shmangni substancat abuzive: Shmangni duhanin dhe mos pini më shumë se një apo dy gota alkool në ditë, në varësi të moshës dhe gjinisë.
Sistemi tretës
Çfarë ndodh? Kapsllëku është më i zakonshëm tek të moshuarit. Janë të shumtë faktorët që ndikojnë në kapsllëk, duke përfshirë një dietë me pak fibra, mungesa e lëngjeve, si dhe e ushtrimeve. Ilaçet, të tilla si diuretikët dhe shtesat e hekurt, si dhe gjendje të tjera shëndetësore, si diabeti apo sindroma e zorrës së irrituar, ndikojnë gjithashtu në kapsllëk.
Ushqehuni shëndetshëm: Përfshini në dietën tuaj ushqime me shumë fibra, si: frutat, perimet dhe drithërat e plota. Kufizoni ushqimet me shumë yndyrë, produktet e qumështit dhe ëmbëlsirat, të cilat mund të shkaktojnë kapsllëk. Pini shumë ujë dhe lëngje të tjera.
Përfshini aktivitetin fizik në përditshmërinë tuaj: Aktiviteti i rregullt fizik ndihmon në parandalimin e kapsllëkut dhe është i rëndësishëm për gjithë shëndetin tuaj.
Mos injoroni nevojën për jashtëqitje: Mbajtja për një kohë të gjatë e nevojës për jashtëqitje mund të shkaktojë kapsllëk.
Fshikëza dhe trakti urinar
Çfarë ndodh? Humbja e kontrollit të fshikëzës (mosmbajtja e urinës apo inkontinenca) është e zakonshme me moshimin. Gjendje mjekësore të caktuara, si: diabeti, mund të kontribuojnë në mosmbajtje të urinës. Të njëjtën gjë bën edhe menopauza te gratë dhe zmadhimi i prostatës tek burrat.
infeksione urinareÇ’mund të bëni? Për shëndetin e mirë të fshikëzës dhe traktit urinar:
Shkoni rregullisht në banjë: Realizojeni urinimin me orar, për shembull, çdo orë. Më pas filloni dhe rriteni kohën midis “udhëtimit” për në banjë.
Mbani peshë të shëndetshme: Nëse jeni mbipeshë, humbni disa kile.
Mos pini duhan: Nëse pini duhan, flisni me doktorin tuaj që t’ju ndihmojë ta lini.
Bëni ushtrimet Kegel: Forconi muskujt tuaj të legenit duke i kontraktuar ata për 5 sekonda dhe pastaj duke i liruar për 5 sekonda. Bëjeni këtë 4-5 herë rresht. Më pas mbajini muskujt të kontraktuar për 10 sekonda dhe lirojini për 10 sekonda. Këto ushtrime janë të mira për forcimin e muskujve.
Shmangni ngacmuesit e fshikëzës: Kafeina, ushqimet acide, alkooli dhe pijet e gazuara e përkeqësojnë mosmbajtjen e urinës.
Shmangni kapsllëkun: Hani më shumë fibra dhe ndërmerrni hapat e nevojshme për të shmangur kapsllëkun, i cili e përkeqëson mosmbajtjen e urinës.
Kujtesa
Çfarë ndodh? Kujtesa natyrshëm e humb efektshmërinë me moshimin. Mund të bëhet më e vështirë për të mësuar gjëra të reja apo për të kujtuar fjalë dhe emra.
Ç’mund të bëni? Për ta mbajtur kujtesën të freskët:
kujtesaPërfshini aktivitet fizik në përditshmërinë tuaj: Aktiviteti fizik rrit qarkullimni e gjakut në gjithë trupin, duke përfshirë edhe trurin. Kjo ndihmon në mprehjen e kujtesës.
Ushqehuni shëndetshëm: Një dietë për zemër të shëndetshme i vlen edhe trurit. Përqendrohuni në frutat, perimet dhe drithërat e plota. Zgjidhni burime me pak yndyrna, si dhe peshk dhe mish pule pa lëkurë. Të rëndësishme janë edhe pijet. Alkooli i shumtë çon në humbje kujtese.
Qëndroni aktivë mendërisht: Aktivitetet që stimulojnë trurin ju ndihmojnë ta mbani atë në formë dhe shtyjnë humbjen e kujtesës. Plotësoni fjalëkryqe, bëni rrugë të ndryshme ndërsa ngisni makinën, mësoni të luani një instrument muzikor.
Rrini me miq: Ndërveprimi shoqëror ndihmon në largimin e stresit dhe depresionit, që ndikojnë në humbjen e kujtesës. Kërkoni mundësi që të jeni bashkë me të dashurit tuaj, miqtë dhe njerëz të tjerë.
Ulni presionin e gjakut: Ulja e tensionit të gjakut mund të ulë rrezikun e sëmundjeve vaskulare dhe si rrjedhojë të ulni rrezikun e demencias.
Disa studime kanë treguar se duhanpirja në moshën e mesme apo të tretë rritur rrezikun e demencias (rënies së trurit). Ndalimi i duhanit mund ta ulë këtë rrezik. Nëse jeni të shqetësuar për humbjen e kujtesës, konsultohuni me mjekun tuaj.
Rrahmani jep një mesazh të fortë në konferencë për media pas...
Skandal pas skandali në Rumani/ Tentohet të sulmohet Edon Zh...
Bajram Shala: Pati edhe racizëm dhe sjellje racore, hera e d...
Futbollistët dardan nuk kthehen në fushë, gjqytari e mbyll n...
Gjyqtari kryesorë u jep ultimatum futbollistëve dardan tR...
Ky është parashikimi i motit për vikend