Hulumtuesit në Universitetin e Uashingtonit kanë krijuar një qasje të re të monitorimit dhe imazhimit të aktivitetit të trurit individualisht për çdo fetus.
Metoda e re eliminon mundësinë e shtrembërimit të imazhit si pasojë e lëvizjes, një problem i përbashkët për MRI, fMRI ose imazhet. Duke korrigjuar problemin, shkencëtarët thonë se mund të shohin ndërtimin dhe aktivitetet e trurit në detaje, dhe të dihet nëse truri është prekur nga stimuj të jashtëm, transmeton lajmi.net
Metoda e re siguron imazhet duke përdorur mënyrën e rrjetit të paracaktuar, që mund të kapë imazhe në çfardo kohe dhe në lëvizje. Një raport mbi këtë metodë ishte botuar në revisten Human Brain Mapping.
“Kjo është nga metodat e para që lejon qasje në aktivitetin e trurit tek fetusi dhe lejon të shikoni në shumë faza natyrore të zhvillimit”, shprehet autori i studimit Vinay Pai.
Kjo është mjaftë me rëndësi, sipas hulumtuesve për prindërit pasi që mund të dihet zhvillimi i trurit të fëmijës së tyre dhe nëse ka ndonjë çrregullim.
Ideja e studiuesve ishte jo vetëm të njihet aktiviteti dhe zhvillimi i trurit tek fetusi, por edhe të krijohet një hartë katër-dimensionale për të shfaqur se si do të duket një fëmijë normal.
Rrahmani jep një mesazh të fortë në konferencë për media pas...
Skandal pas skandali në Rumani/ Tentohet të sulmohet Edon Zh...
Bajram Shala: Pati edhe racizëm dhe sjellje racore, hera e d...
Futbollistët dardan nuk kthehen në fushë, gjqytari e mbyll n...
Gjyqtari kryesorë u jep ultimatum futbollistëve dardan tR...
Ky është parashikimi i motit për vikend