Askush nuk di për fatin e çiftit nga Karolina Jugore të cilët u zhdukën me 31 Gusht.
Charlie Carver dhe Kala Brown ishte dashur të shkonin te shoqja e tyre Lindsey Mayson e cila i kishte pritur por ata kurrë nuk u shfaqën, transmeton portali arbresh.info.
Policia nuk kishte mundur asnjëherë t’iu binte në gjurmë. Prindërit e tyre thanë se ata nuk janë zhdukur me vetë dëshirë sepse dera e shtëpisë ishte gjetur e hapur si dhe qeni i tyre në shtëpi, gjë që nuk do ta bënin kurrë po të largoheshin me dëshirë.
Pas afro një muaji të zhdukjes së tyre, llogaritë e tyre në Facebook filluan të postonin fotografi dhe postime të çuditshme. Madje ishte postuar se dy të zhdukurit ishin martuar.
Familjarët thanë se fotot e postuara ishin rreth një vit të vjetra si dhe postimet e tjera nuk ishin fare të llojit që do ti postonin personat e zhdukur.
Në një postim i cili ishte fshirë menjëherë shkruante se ata janë mirë dhe se njerëzit nuk duhet të merakosen për ta.
Policia kishte zbuluar se llogaritë e tyre ishin hakuar dhe se dikush ende i panjohur për policinë postonte në emrin e dy të zhdukurve./arbresh.info.
Rrahmani jep një mesazh të fortë në konferencë për media pas...
Skandal pas skandali në Rumani/ Tentohet të sulmohet Edon Zh...
Bajram Shala: Pati edhe racizëm dhe sjellje racore, hera e d...
Futbollistët dardan nuk kthehen në fushë, gjqytari e mbyll n...
Gjyqtari kryesorë u jep ultimatum futbollistëve dardan tR...
Ky është parashikimi i motit për vikend