Parlamenti i Studentëve të Universitetit të Prishtinës gjatë muajit të ardhshëm do t’ia drejtojë Rektoratit të UP-së dhe Ministrisë së Arsimit kërkesën për themelimin e një biblioteke digjitale.
Një gjë të tillë e ka bërë të ditur për KosovaPress një nga përfaqësuesit e Parlamentit të Studentëve në Senatin e UP-së, Argjend Softolli, i cili tha se kërkesën e bërë do t’ia drejtojnë UP-së e MASHT-it, gjatë muajit nëntor.
“Ne si parlament e kemi paraparë edhe një bibliotekë elektronike për të gjithë studentët e UP-së që studentët të kenë të drejtë që të qasen ën atë bibliotekë elektronike pa pagesë, kjo i bie që secili student që dëshiron, të futet një numër i konsiderueshëm i librave në këtë bibliotekë të ashtuquajtur elektronike dhe studentët të kenë qasje përmes numrit të ID-së ose përmes ID kartelave të kenë qasje në të dhe nga shtëpia ta lexojnë librin i cili atyre iu duhet, qoftë studentë të Fakultetit të Mjekësisë, qoftë secilës njësi akademike”, ka deklaruar Softolli.
Ai është shprehur se ky projekt është edhe i kushtueshëm por është i domosdoshëm për studentët.
Softolli ka thënë se në projekt është paraparë edhe mundësia që kjo të bëhet përmes sistemit SEMS që është sistem digjital për shërbime të studentëve të UP-së.
“Ky është një projekt bajagi i kushtueshëm edhe për MASHT-in por është projekt i domosdoshëm për studentët. Ne mendojmë që ata të cilët e mirëmbajnë IT-në e universitetit, ata ta mirëmbajnë edhe bibliotekën e universitetit dh siç kanë studentët qasje në SEMS, në sistemin SEMS, ashtu të kenë qasje edhe në bibliotekën elektronike mirëpo mundet shembull sepse unë nuk jam ekspert i IT-së por edhe aty mund ta lënë një vegël brenda sistemit SEMS që të jetë me mbishkrimin biblioteka elektronike dhe studentët të qasen aty dhe të marrin librat e nevojshme, t’i shkarkojnë librat e nevojshme që atyre iu duhen. Kjo është pra e menduar në këtë formë dhe besoj që, deri më tani kemi has në mirëkuptim në bazë të disa bisedave që i kemi pas me anëtarët e Rektoratit dhe MASHT-it, kemi hasur në mirëkuptim dhe besoj që është një prej ideve më inovative që ndonjëherë PS ka mundur ta delegoj në institucionet e shtetit” , ka deklaruar Softolli.
Ai tha se shpreson shumë që rektorati dhe MASHT-i, do ta mbështesin kërkesën e tyre pasi që sipas tij kjo bibliotekë do t’ua lehtësonte shumë punën dhe koston e shpenzimeve të studentëve.
“Mendoj që ky projekt do të ishte i kushtueshëm për shkak sepse do të duhej të punonin një numër i madh i studentëve që do të duhej të punonin në programe softuerike në këto gjëra dhe kjo do të kushtoj gogja shumë mirëpo ne jemi duke e ndërtuar një universitet të mirë ku studentët tanë dhe ne do të krenohemi me atë se çka kemi bërë dhe do të na lehtësonte shumë punën sepse ju e dini shumë mirë që gjendja ekonomike sociale në këtë vend është paksa e rëndë dhe studentit do t’ia lehtësonte që ai të ketë qasje në këtë bibliotekë dhe këtë lloj të bibliotekave e kanë edhe shumë universitete tjera në perëndim e që atyre ua ka lehtësuar shumë punën e studentëve. Besojmë që Rektorati dhe ministria se do të përgjigjen pavarësisht implikimeve ndoshta që do të mund t’i ketë me buxhet por ne jemi duke u munduar ta bëjmë më të mirën për universitet”, është shprehur Softolli.
Argjend Softolli ka deklaruar se si Parlamenti i Studentëve të UP-së, rektoratit do t’ia bëjnë edhe disa kërkesa për rregullimin e kampusit universitarë, pasi sipas tij pamja e universitetit duhet të jetë më e bukur dhe në shërbim të studentëve.
Mes shumë mungesash, Ancelotti ka zgjedhur 11-shen për ndesh...
Ambasada e Shqipërisë uron 28 Nëntorin
Vrasja e Martin Canit, nxënës, mësues dhe prindër me marshim...
Tubim në Gjirokastër, Kumbaro: Kënaqësi të bisedosh me gjiro...
Joe Biden kërkon 24 miliardë dollarë të tjera për Ukrainën
Kurti për suksesin e Telekomit: I vetmi vend në rajon që nuk...