Google I/O 2015 është afër dhe ne kemi dëgjuar disa thashetheme rreth asaj që Google mund të prezantoj në këtë konferencë. Në këtë konferencë pritet të shfaqet një pamje e sistemit operativ ‘Android M’ dhe disa funksione që iu lejon të kontrolloni ndonjë aplikacion përmes zërit.
Bazuar në një raport nga ‘Bloomberg’, Google ka në plan t’i dhurojë përdoruesve më shumë kontroll rreth autorizimit të aplikacioneve, transmeton arbresh.info. Në fakt, nëse ajo që është thënë në këtë raport është e vërtetë, përdoruesit e platformës Android do të jenë në gjendje të zgjedhin se çfarë t’i lejojnë aplikacioneve të kenë akses para se të shkarkojnë ndonjë nga Google Play Store.
Gjatë viteve të kaluara, Google ka bërë një punë shumë të mirë për autorizimin e aplikacioneve për të bërë më të lehtë tek të gjithë të shkarkojnë aplikacionet e dëshiruara. Por bazuar në këtë raport, përdoruesit e Android-it do të jenë në gjendje të përzgjedhin nëse një aplikacion mund të ketë apo jo akses tek fotot, numrat kontaktues apo vendndodhja juaj.
Për të shpalosur të vërtetën, konferenca Google I/O 2015 do të mbahet më 28-29 Maj./arbresh.info
Pacolli: Këta lloj ministrash janë një rrezik i madh për sho...
Hamza: Diaspora është forca dhe potenciali, me të Kosova mun...
Osmani vazhdon traditën e takimit me delegacionin bipartizan...
Gjesti tregon pse dyshon Anisa se i ka hedh kunja në një kën...
Të korra me inteligjencë artificiale, teknologjia e re që po...
Kryediplomati i ardhshëm amerikan, Marco Rubio dhe politika ...