Google ADS

Instagram tani edhe në Windows 10

09:04 | 14 Tetor 2016
Arbresh Info

Rrjeti social Facebook ka përditësuar aplikacionin në Windows 10 të Instagram-it duke bërë atë që të jetë në dispozicion tek tabletat dhe kompjuterët. Tani, ju mund të shkarkoni versionin e ri në dyqanin ‘Windows Store’.

Në muajin prill, kompania lansoi Instagramin, Facebook-un dhe Facebook Messenger në Windows Universal Platform duke ofruar aplikacionet te sistemi operativ Windows 10 në kompjuter, tabletë, telefon dhe konsolë Xbox One. Megjithatë, Instagram ishte i limituar vetëm në pajisjet Windows 10 Mobile.

Sidoqoftë, tani aplikacionin punon edhe te kompjuterët Windows 10 ku ju mund të postoni, ndryshoni, fshini apo pranoni lajmërimet nga ky shërbim./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme