Google ADS

Çfarë do të ndodhte nga lufta bërthamore?

07:29 | 14 Tetor 2016
Arbresh.info

Folësi rus i lajmeve Dmitry Kiselyov ka paralajmëruar SHBA se ndonjë ‘sjellje e e pafytyrë” ndaj Moskës mund të kishte pasoja “bërthamore”.

Kjo vjen pasi Sekretari Amerikan i Shtetit John Kerry tha se Rusia dhe Siria duhet të përballe me një hetim për krime lufte për sulmet e fundit mbi civilët sirianë.

Për të qetësuar gjërat, The Independent sjell në vëmendje një studim të 2014 mbi efektet e një lufte lokale bërthamore.

Ky studim ka parë pasojat në planet pas një “lufte bërthamore rajonale dhe të kufizuar”, që sipas studimit merret forma e 100 mbushjeve bërthamore që bien mes Indisë dhe Pakistanit. Një konflikt i tillë pa dyshim që do të ishte më i vogël se ai ruso-amerikan.

Pra çfarë ndodh?
Përveçse me qindra e mijëra të vdekur, 5 megaton karbon të zi do të hidhen në atmosferë. Karboni i zi thith nxehtësinë e diellit para se të arrijë mbi tokë, ndërsa një pjesë e tij bie në tokë si shi. Ç’është më e keqja, shkakton një ftohje të atmosferës.

Do të thoni se bëhet fjalë për vetëm disa gradë më pak, por është më shumë se kaq. Rënia e temperaturave shkakton disa gjëra, që është më pak shi, 9 për qind më pak në pesë vitet e ardhshme, pas shpërthimit, që ka efekte në të mbjella, kombinuar me rritjen e acarit.

Për më tepër, ozoni i tokës është varfëruar me rreth 25 për qind në pesë vite, ndërsa trashësia rritet me vetëm 8 % për dhjetë vjet. Kjo çon në mungesën e ushqimit, madje krizë urie në disa rajone.

Pra ndikon në gjithçka, dhe nëse tashmë jeni në dijeni të efekteve, duhet të dimë që lufta bërthamore nuk është diçka që duhet të përdoret si kërcënim./tch

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme