Google ADS

Diplomacia e shtetit të Kosovës duhet të reagoj me kohë

15:22 | 13 Tetor 2016
L G

Nga: Shefki H. Abdullahu

Reagimi i qeverisë të Serbisë në raport me miratimin e ligjit të minierës ” Trepça” në Parlamentin e Republikës së Kosovës, konsiderohet ndërhyrje flagrante e Serbisë në punët e brendshme të Republikës së Kosovës..si e tillë, është tendencioze, e papranueshme dhe nuk dërgon në drejtim të krijimit të marrëdhënieve të mira fqinjësore dhe integruese…!

Shtrohet pyetja se si do të reagonte Serbia dhe Bashkësia Ndërkombëtare sikurse Parlamenti i Serbisë, të miratonte ligjet për miniera të Serbisë si ; Veliki Majdan (Cink dhe plumb dhe argjend), miniera në Gornji Milanovac “Grot”Në Vranje miniera “Lecu” , miniera më e pasur me Ar në “Bor”…etj.

Sigurisht se Serbia menjëherë do ndërprente dialogun, bisedimet me Republikën e Kosovës dhe do të alarmonte KS të OKB-së , SHBA-në dhe BE-në!
Jam shumë i sigurt se Bashkësia Ndërkombëtare menjëherë do kishin reaguar dhe do kishin dërguar emisarët e tyre në Prishtinë, duke u sjellur edhe notë të ashpër proteste..!

Kjo nënkupton se institucionet e larta shtetërore të Republikës së Kosovës, duhet reaguar menjëherë të organet kredibile të Bashkësisë Ndërkombëtare për ndërhyrje të shpeshta të Serbisë në punët e brendshme të shtetit tonë…!

Diplomacia e shtetit të Kosovës duhet të reagoj me kohë dhe në përputhje me rregullat e së drejtës ndërkombëtare, në raport me çështjen në fjalë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme