Nga: Fadil Lepaja
Debati , një apo dy kombëtare është spekulativ dhe qëllimkeq prej të dy ekstremeve dhe uroj të mos kenë asnjë motiv tjetër përpos promovimit personal.
-Derisa ekzistojnë dy shtete, do të ekzistojnë edhe dy përfaqësuese.
-Të dyja janë kombëtare dhe kjo aspak se vë në dyshim se këto janë të dyja shqiptarëve. Janë edhe të minoriteteve për aq sa janë shtetas në Shqipëri edhe në Kosovë.
-Është qesharake teza se Kosovë Shqipëri kanë raport mëmë e bijë. Shqipëria veç emrin e ka më shqiptare se Kosova, dhe ky relacion duhet të tejkalohet. Kosova është Shqipëri aq sa Shqipëria është Kosovë.
-Përpos atyre që ishin të kënaqur nën Jugosllavi, pjesa dërmuese e shqiptarëve, do të votonin për bashkimin e Shqiptarëve, dhe atë jo vetëm Kosovës e Shqipërisë, dhe mendoj se kjo është dëshirë dhe kërkesë legjitime. Mendoj se Ballkani është një pikëtakim i civilizimeve, i popujve në një raport të tillë forcash e ndikimesh , i cili e bënë të pamundur që pa gjakderdhje të mëdha dhe pa përfshirje të faktorëve të jashtëm të krijohen shtetet komb, si procese normale në Evropë. Prandaj baraspesha, hapja ndaj njëri tjetrit, dhe reciprociteti e ruan paqen, zhvillimin dhe identitetin e popujve.
-Vetëm projekti euro-atlantik e bënë të mundur bashkimin e shqiptarëve dhe popujve të tjerë përreth në tërësi kulturore, politike dhe civilizuese.
-Të gjitha projektet të cilat synojnë me e shtrue çështjen shqiptare si projekt luftarak nuk janë në interes të shqiptarëve, e dëmtojnë substancën dhe kualitetin e jetës dhe nuk kanë perspektivë të mirë.
-Edhe idetë për rikthimin në përqafimin jugosllav,apo të çfarëdo ideje sllave, janë të pamundura tashmë pa gjakderdhje të mëdha, sepse armiqësitë mes tyre janë të mëdha pas luftës së fundit. Sidomos te shqiptarët ato nuk kanë përkrahës, madje edhe ata që ishin dikur zyrtarë në sistemin jugosllav, i thanë jo Jugosllavisë dhe Serbisë më 1990 dhe e vulosën me luftën e vitit 1999.
-Mosdurimin dhe hutimin identitar ndër-shqiptarë e ndërsejnë, përpos klasës politike të kriminalizuar edhe ata që edhe atëherë edhe sot kishin agjenda përfituese dhe joshqiptare, ose nga cektësia intelektuale.
– Zhvillimi i Kosovës si shtet është interes i të gjithë shqiptarëve, sikurse që është edhe avancimi i të drejtave të shqiptarëve në Ballkan.
-Agjenda euro-atlantike është e vetmja, që na bashkon dhe nuk duhet të biem në grackën e agjendave antiglobaliste, enveriste, titiste, pansllave apo neo-osmaniste, apo cila do qoftë tjetër, duke harxhuar energji dhe kohë në konfrontime që na bllokojnë në rrugën tonë .
-Prandaj, shqiptarët kudo që janë, e kanë veç një nënë dhe ajo është Evropa. Raporti jonë me pjesët tjera politike shqiptare është raport mes pjesëve të të njëjtit trung dhe nuk duhet të humbim dhe as të fshehim ndjenjën e solidaritetit dhe mbështetjes reciproke.
Shqiptarët e kanë veç një gjuhë. Shqiptarët kanë një kulturë. Shqiptarët janë një komb i ndarë politikisht, i cili do të bashkohet në Evropë dhe ekzistimi i identiteteve të ndryshme shtetërore,kulturore, regjionale, sportive etj nuk e ndryshon aspak këtë fakt, përkundrazi e begaton atë.
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padur...
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...