Presioni për t’ju përshtatur standarteve të bukurisë fillon të ndihet që gjatë fëmijërisë. Sipas një studimi të Girlguiding UK, një e treta e vajzave nga 7 deri në 10 vjeç ndjen nevojën për t’u dukur e përsosur. Sipas këtij studimi të rinjtë përballen me një krizë perceptimi mbi trupin e tyre, ku vetëm 61% delle e të intervistuarat tregojnë që janë të kënaqura me trupin e tyre. Në 2011-ën ishin 73%.
Më shumë se një e treta e vajzave në këtë fashë moshe që është marrë në analizë ka arritur në përfundimin se gratë vlerësohen më shumë për pamjen e jashtme, sesa për aftësitë e tyre dhe 36 përqind thonë se i kanë shtyrë që të vlerësojnë se gjëja më e rëndësishme është pamja fizike.
Një trysni sociale shumë e fortë që ndikon në një mënyrë jetese plot me negativitet. Shumica e vajzave në fakt ka deklaruar se jeta e tyre do përmirësohej ndjeshëm nëse njërezit do pushonin së gjykuari gratë në bazë të pamjes fizike.
Nevoja për t’u shfaqur e përsosur mund të sjellë pasoja të rënda: mund të sjellë probleme depresioni, pasiguri në vetvete, ankth dhe shqetësime në të ngrënë. Stresi për t’u shfaqur të bukur, të rregullt dhe gjithmonë në formë, më tepër sesa përqëndrimi tek aftësitë, nuk është një problem vetëm femëror, por janë gratë ato që paguajnë çmimin më të lartë. Imazhet e reklamave të filmave apo të rrjeteve sociale bombardojnë çdo ditë më të vegjlit me standarte shpeshherë jo të vërteta.
Nëse nga njëra anë është thelbësor edukimi nga familja, edhe shkolla duhet të nisë të ketë një rol më të madh. Të flasësh për fenomenin dhe t’i mësosh fëmijët që nuk është e drejtë t’i gjykosh të tjerët nga pamja e jashtme mund të rrisë mekanizmat mbrojtës ndaj trysnisë negative që gratë do takojnë në të ardhmen. Dhe do shërbente dhe në edukimin e një shoqërie më tolerante.
Girlguiding ka ndërmarrë dhe një sfidë: gjatë gjithë tetorit vajzave të vogla u duhet thënë se sa të mira dhe të jashtëzakonshme janë. Pa iu referuar trupit të tyre./living.al
Bajram Shala: Pati edhe racizëm dhe sjellje racore, hera e d...
Futbollistët dardan nuk kthehen në fushë, gjqytari e mbyll n...
Gjyqtari kryesorë u jep ultimatum futbollistëve dardan tR...
Ky është parashikimi i motit për vikend
Raporti i KE: Ekonomia shqiptare vazhdon trendin e fortë të ...
Media rumune i quan gjeste të turpshme disa nga veprimet e f...