Nëse do t’i kishte shkrepur arma dje, atëherë sot, drejtori i i Arsimit të Komunës së Lipjanit, Rasim Hasani, do të varrosej.
Kjo pasi një mësimdhënës të cilit i ka skaduar kontrata e punës, e të cilit nuk i është vazhduar, ka shkuar direkt në zyrën e të parit të arsimit në këtë komunë, raporton lajmi.net.
Policia ka deklaruar se i dyshuari i është kërcënuar me armë drejtorit të Arsimit, të martën rreth orës 11:30 minuta.
Këtë akt, kryetari i komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti, e ka quajtur të papranueshëm dhe ka kërkuar që drejtësia ta thotë fjalën e saj sa më parë.
Sipas Ahmetit, në këtë rast nuk ka as çfarë të hetohet pasi kamerat e sigurisë dhe gjithçka tjetër, tregojnë fare qartë se çfarë ka ndodhur. Ai tha se nga kjo ngjarje janë tmerruar edhe punëtorët e tjerë të komunës, raporton lajmi.net.
Nga ana tjetër, Policia ka akt e ka klasifikuar si sulm ndaj personit zyrtar.
Sipas forcave të rendit, derisa ishte në vendin e punës, një qytetar ka lajmëruar se ishte kërcënuar me armë zjarri nga një person tjetër.
Pa dhënë identitetet e të përfshirëve në këtë rast, policia deklaron se me urdhër të prokurorit është bërë kontrollimi i shtëpisë të dyshuarit, mirëpo nuk është gjetur asgjë e dyshuar., raporton lajmi.net.
“I dyshuari është arrestuar dhe me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje”, deklaron policia.
Kjo nuk është hera e parë që kërcënohen zyrtarët e administratave në vend. Madje një drejtor i arsimit në komunën e Prishtinës, vite më parë është vrarë gjithashtu në vendin e tij të punës.
Dorasi ishte dorëzuar dhe para disa ditësh, pas një procesi të gjatë gjyqësor, është dënuar me 24 vjet burg./lajmi.net
Ministri i Drejtësisë thotë se Shkupi do të vazhdojë t’i zba...
Dy klube kosovare reagojnë ashpër ndaj gjyqtarëve
Veliaj në pritjen zyrtare për 112-vjetorin e Pavarësisë: Sot...
Izraeli arreston militantët e Hezbollahut
Kurti pret në takim kryetarin e komunës gjermane Arianit Bes...
Kosova me Ambasadë në Kolumbi, Osmani: Punë të mira na presi...