Në qytetin e Prizrenit është inauguruar objekti i Shkollës së Mesme të Lartë të Mjeksisë ” Luciano Motroni “.
Në pesë tetorin e këtij viti u inaugurua objekti i Shkollës së Mesme të Lartë të Mjeksisë “Luciano Motroni” në Prizren. Kjo shkollë është projekt i financuar nga Ministria e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë, ndërsa Komuna e Prizrenit në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit ka ndarë truallin për ndërtimin e saj.
Komuna e Prizrenit është zotuar se angazhimi për nxënësit dhe mësimdhënësit që punojnë në objekte të dijes do të jetë prioritet, prandaj së bashku me Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës, sot po përurojmë një objekt me përmasa dhe standard Europian.
Vlera Monetare e kësaj Shkolle ka vlerë afërsisht 2 milion Euro, ndërsa operatori ekonomik është “Drini Kompani”, thuhet në komunikatën e komunës së Prizrenit.
Shkolla e Mesme e Lartë Profesionale Mjekësore “Luciano Motroni” ka gjithsej 22 klasa mësimore dhe ka gjithsej 1378 nxënës, prej tyre 1066 shqiptarë, 176 boshnjakë dhe 136 turqë, kjo shkollë posedon edhe kabinete te informatikës, laboratore te biologjisë dhe kimisë.
Rohde provon shtegun e ri të biçikletave në Pejë: Ua rekoman...
Arne Slot zgjedh “ushtarët” e tij në “betejën” ndaj Real Mad...
Befason trajneri i Lille, lë Zhegrovën në bankë rezervë ndaj...
Dumfires vazhdon me Interin edhe katër vite tjera
Mes shumë mungesash, Ancelotti ka zgjedhur 11-shen për ndesh...
Ambasada e Shqipërisë uron 28 Nëntorin