Apple ka njoftuar zyrtarisht përmes uebfaqes së saj se sistemi operativ i fundit iOS 10 gjendet në 54 për qind të pajisjeve aktive.
Këto shifra janë të bazuar në numrin total të pajisjeve si iPhone, iPad dhe iPod që kanë vizituar dyqanin Apple App Store më 7 tetor, shkruan portali arbresh.info. 38 për qind e pajisjeve përdorin sistemin operativ iOS 7, ndërsa 8 për qind të tjera të mbetura përdorin iOS 7 apo ndonjë version më të vjetër.
54 për qind është dukshëm një shifër e madhe e adaptimit të këtij sistemi operativ, por duket që platforma e fundit nga gjiganti Apple nuk ka siguruar rritje si ajo e mëparshme. Brenda vetëm katër ditëve pas lansimit në vitin e kaluar, iOS 9 kishte më shumë se gjysmën e përdoruesve të përditësuar në këtë platformë./arbresh.info
ShKKSh-ja e policia e gjejnë istogasin e shpallur të humbur
Kryeministri Kurti takoi artistë dhe profesionistë të rinj t...
Opozita serbe kërkon krijimin e një alternative ndaj Listës ...
Personave me diabet në Kosovë u mungon përkrahja institucion...
Rama ndanë pjesën e fjalimit në OKB: Të fala atyre prej Koso...
Osmani takon ministren e Australisë, diskutojnë për thellimi...