Google ADS

A do e hanit një picë me flori?

15:47 | 10 Tetor 2016
Arbresh.info

Në Australi duket se njerëzve u ka ardhur në majë të hundës pica e zakonshme dhe për këtë arsye kanë nisur të bëjnë pica floriri.

Vetëm një muaj më parë, një restorant në Melburn krijoi një picë me 99 lloje të ndryshme djathi. Ndërsa tani, një tjetër restorant do të krijojë një picë me flori 24-karatësh.

Margerita e Artë, e bërë nga “Pizza Design Co” në Parramatta, ka të gjithë përbërësit e zakonshëm (salcë, domate të vogla, djathë dhe borzilok), por i shtohen fletë floriri 24-karatëshe pasi piqet.

Pica do të mund të porositet për 50 dollarë duke nisur nga 13 tetori.

Por, Australia nuk është e para që bën një picë të artë. “Furra e Artë” në Tokio shet një picë floriri për 108 dollarë, ndërsa një piceri në Maltë mban rekordin për picën më të shtrenjtë në botë (400 dollarë)./TCH

1476088887_pica1 1476088907_pica3 1476088916_pica4

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme