Shkencëtarët britanikë ndalojnë procesin e plakjes

14:45 | 10 Tetor 2016
Arbresh.info

Zbulimi i madh nga shkencëtarët britanikë mund të ngadalësojë apo edhe ta ndal procesin e plakjes.

Dobësimi i trupit teksa plakemi apo nga sëmundjet si Alzheimer të shkaktuara nga plakja mund të ngadalësohen apo të ndalen tërësisht nga një zbulim i madh nga shkencëtarët britanik, shkruan The Mirror.

Shkencëtarët e universitetit Nottingham zbuluan një proteinë, e cila gjendet brenda qendrës elektrike të një qelize, dhe ka një rol të rëndësishëm në procesin e plakjes, transmeton KosovaPress.

Zbulimi mund të dërgojë në zbulimin e ilaçeve të reja për të ngadalësuar efektet negative të plakjes në trupin tonë apo të përgjysmojnë zhvillimin e sëmundjeve neurodegjenerative siç janë Alzheimer dhe Parkinson.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme