Një burrë solli “gruan” e tij për një vizitë në spital por përfundoi në pranga kur mjekët kuptuan se ajo ishte vetëm 12 vjeçe.
Vajza, identiteti i të cilës nuk është bërë i ditur për arsye ligjore, ishte shoqëruar për në spitalin qendror të qytetit Xuzhou në lindje të Kinës, nga bashkëshorti dhe një grua më e moshuar e cila kishte thënë se është vjehrra e saj, transmeton arbresh.info.
Vajza ishte tre muajsh shtatzënë.
Autoritetet lokale u njoftuan nga mjekët të cilët dyshuan për moshën e vajzës e cila u tha të ishte 20 vjeçe.
Mjekët u munduan të pyesnin vajzën – por ajo nuk fliste kinezisht, ndërsa kur bashkëshorti i saj u pyet nga mjekët ai u nervozua dhe u tha se ai kishte sjellë vajzën për një vizitë mjekësore e jo të merrej në pyetje.
Policia tha se vajza nuk posedonte letërnjoftim dhe mendohet që është sjellë nga Azia Juglindore./arbresh.info
Futbollistët dardan nuk kthehen në fushë, gjqytari e mbyll n...
Gjyqtari kryesorë u jep ultimatum futbollistëve dardan tR...
Ky është parashikimi i motit për vikend
Raporti i KE: Ekonomia shqiptare vazhdon trendin e fortë të ...
Media rumune i quan gjeste të turpshme disa nga veprimet e f...
Ndërprerja e ndeshjes Rumani – Kosovë, Pacolli: Koret ...