Qendra e Studentëve i ka bërë të gjitha përgatitjet për fillimin e vitit të ri akademik, duke e përmbyllur edhe konkursin për regjistrim të studentëve në të gjitha konviktet dhe në mesën e kësaj qendre.
Megjithëse me kapacitet jo të mjaftueshëm për të gjitha kërkesat për banim në këtë qendër, Qendra e Studentëve (QS) i ka pranuar rreth 3 mijë e 600 studentë për banim dhe 1 mijë e 500 studentë më shumë në mensë nga mbi 7 mijë sa kanë aplikuar.
Drejtori i QS-së, Fatmir Sfishta, ka thënë se përparësi sivjet sa i përket konkursit dhe regjistrimit të studentëve ka qenë aplikimi online, i cili e ka lehtësuar punën.
“Sivjet kemi startuar, ka qenë risi që konkurrimi ka qenë përmes sistemit elektronik online dhe studentët nuk kanë pas nevojë fare të vijnë në Prishtinë që të aplikojnë, kanë aplikuar përmes internetit, numri i përgjithshëm i aplikantëve ka qenë 7 mijë e 200, kapacitetet i kemi 3600, pastaj një komision i caktuar nga Qendra e Studentëve, parlamenti i Studentëve, MASHT-i e ka bërë përzgjedhjen e atyre studentëve që kanë fituar pikë më shumë”. tha Sfishta.
Kurse, sa i përket vendeve të rezervuara për kategori të luftës, Sfishta ka thënë se QS nuk ka vende të rezervuara por se këtyre kategorive u ndihmon me dhënien e disa pikëve qysh në start të konkursit.
Sfishta ka thënë se fëmijët e dëshmorëve në fillim i marrin 10 pikë, gjë që ata i diferencon në krahasim me aplikuesit tjerë dhe në këtë formë kanë përparësi në regjistrim.
Qendra e Studentëve posedon shtatë konvikte me gjithsej 3 mijë e 600 vende, si dhe mensën me rreth 5 mijë vende.
Pagesa për banim në konvikte është 20 euro, kurse, për ushqyerje në mensë është 15 euro.
Drenusha-Xhenetës: A vetëm jeni puthur apo jeni pajtuar me G...
SPAK dërgon për gjykim 16 persona për shkelje në tenderët pu...
ZYRTARE: Luis Suarez rinovon me Inter Miamin
SHSKUK: Që nga funksionalizimi i PET/CT, buxhetit të shtetit...
Osmani uron Ditën e Forcës: Heronjve dhe dëshmorëve që hodhë...
2 Korriku pëson humbje në ndeshjen e parë të play-offit për ...