Qeveria greke i ka dorëzuar Jeroen Dijsselbloem programin e reformave, i cili do të diskutohet të hënën nga ministrat e Financave të BE-së.
Sipas medieve greke, dokumenti me 7 pika dhe 11 faqe u dorëzua nga ministri i Financave greke, Janis Varufakis, duke rritur kështu shpresën për lirimin e këstit të radhës të ndihmës së financimit nga evropianët.
Reformat që premton qeveria e re greke janë lufta kundër evazionit fiskal, ngritja e një këshill fiskal për të gjeneruar kursime buxhetore, si dhe detaje të planit të qeverisë për të zbutur impaktin social të krizës, e cili do të kushtojë rreth 200 milionë euro.
Në letrën dërguar Dijsselbloem, Varufakis bën thirrje që diskutimet teknike mbi propozimet të nisin sa më shpejt të jetë e mundur.
Një zyrtar evropian, duke folur në kushte anonimiteti nga Brukseli, tha se është e pamundur që ministrat e Financave të eurozonës të miratojnë propozimet e qeverisë greke të hënën, duke shtuar se ky proces kërkon më shumë kohë.
Ndërkohë, dje Greqia pagoi këstin e parë të detyrimeve prej 310 milionë euro, i cili gjithashtu i hap rrugë lirimit të ndihmës.
Tashmë në dy javët e ardhshme Greqia duhet të paguajë edhe tre këste të tjera prej 1.5 miliardë euro, në mënyrë që të realizohet marrëveshja me trojkën.
LDK çon në 600 mijë euro abuzimin e Ministrisë së Bujqësisë ...
Shtatë ndeshje pa fitore, çfarë nuk po shkon me Llapin e Tah...
Të paktën tetë emigrantë mbyten në ishullin grek
Stabiliteti në rajon, temë diskutimi mes homologëve Konjufca...
Nis ndërtimi i Parkut Urban në Spitallë, Rama prezanton proj...
“S’na kanë arrestuar akoma”, gazetarët Artan Hoxha dhe Elton...