Është hapur sonte në Prishtinë, ekspozita Hanna, Future Stories from the Past nga fotografi dokumentar holandez Willem Poelstra.
Ekspozita përfshinë material të dokumentuar gjatë pesë vjetëve të pasluftës në Kosovë dhe provon të tregojë efektet afatgjata të luftës.
E vendosur në Sheshin Skënderbeu, kjo ekspozitë përfshinë 64 tabela me rreth 100 imazhe të instaluara në skele.
Sipas njoftimit për media, në hapjen e saj prezent ishin edhe kryetari i qytetit, Shpend Ahmeti dhe ambasadorja holandeze Geri Willems, të cilët e vlerësuan punën e Poelstra’s.
‘Fotografitë e treguara në këtë eskpozitë, janë material më gjithëperfshirës dhe informativ sesa një libër. Jemi të lumtur që ky projekt tregohet në hapësirë publike dhe është i hapur për të gjithë.’ tha Ahmeti në fjalën e tij të hapjes.
Ndërsa ambasadorja holandeze u shpreh e kënaqur që ky projekt është bërë i mundur dhe e falënderoi fotografin për punën dhe investimin e tij në bërjen e ekspozitës.
Fotografi Willem Poelstra ndërkaq i falënderoi të gjithë të pranishmit dhe foli me nostalgji për periudhën e kaluar në Kosovë dhe të gjithë njerëzit që I ka takuar dhe që e kane ndihmuar të dokumentojë Kosovën. Poelstra e përdori historinë e familjes së tij si pikënisje për këtë projekt. Jetërat e prindërve të tij u ndikuan jashtëzakonisht shumë nga Lufta e Dytë Botërore. Nëna e tij hebraike Hanna ishte fshehur dhe humbi qindra anëtarë të familjes në Auschëitz, Sobibor dhe kampe tjera të përqendrimit. Nëna e Hanna-s mbijetoi, por u burgos në kampin holandez të përqendrimit, Westerbork.
Në anën tjetër, babai i tij Albert udhëtoi për në Berlin me vullnet të lirë. Atje punoi për Schichau-Werke, kompani gjermane e lokomotivave që luajti rol të rëndësishëm në ndërtimin e trenave që transportonin hebraikët dhe kundërshtarët tjerë të nazistëve nëpër kampe në tërë Evropën.
Ekspozita është e hapur për të gjithë, deri më 17 Tetor e më pas udhëton edhe në Beograd për tu shfaqur edhe atje në një kontekst të ngjashëm.
Deti Mesdhe po ngrohet më shpejt se pjesa tjetër e botës, si...
Trump emëron Keith Kellogg si të dërguar special për Ukrainë...
Konjufca: Shteti ynë është përplotësim i porosisë së 28 Nënt...
Ancelotti: Edhe nëse fitonim ishte e vështirë të ishim në to...
112 vjetori i Pavarësisë së Shqipërisë festohet në New York
Katër arsye pse disa njerëz nuk kërkojnë kurrë falje?