Miliona uebfaqe me WordPress janë në rrezik si pasojë e një dobësie që është prezent në instalimin paraprak nga sistemi për menaxhimin e përmbajtjeve.
Hulumtuesi i sigurisë, David Dede, ka paralajmëruar të mërkurën për një dobësi që është gjetur brenda 25 temave dhe shtesave që janë të instaluara nga WordPress paraprakisht, transmeton arbresh.info. Ashtu siç thotë Dede, është shumë e vështirë për të gjetur se sa uebfaqe janë të prekura nga ky lëshim, por kjo dobësi i vë në rrezik të gjithë përdoruesit e kësaj platforme.
Përveç kësaj, shtesa që ofrohet nga WordPress, JetPack, është gjithashtu e prekur nga kjo e metë. Kjo shtesë e platformës ofron mjete për rregullimin e faqes, analizimin e trafikut dhe shumë funksione të tjera.
Problemi qëndron tek shtesat dhe temat në këtë paketë që kanë të ngarkuar të quajturin “example.html”. Hakerët mund të ndryshojnë DOM-in që kjo dosje është e bazuar duke bërë kështu kodin të funksionojë në një mënyrë të papritur. Megjithatë, ky problem mund të zgjidhet lehtë, mjafton të largoni “example.html” për të rregulluar të gjithë këtë çështje. Kjo rekomandohet të largohet nga të gjithë pronarët e ndonjë uebfaqje me platformën WordPress./arbresh.info
Pacolli: Këta lloj ministrash janë një rrezik i madh për sho...
Hamza: Diaspora është forca dhe potenciali, me të Kosova mun...
Osmani vazhdon traditën e takimit me delegacionin bipartizan...
Gjesti tregon pse dyshon Anisa se i ka hedh kunja në një kën...
Të korra me inteligjencë artificiale, teknologjia e re që po...
Kryediplomati i ardhshëm amerikan, Marco Rubio dhe politika ...