Samsung mund të ketë shpenzuar 1.8 miliardë dollarë për tërheqjen dhe zëvendësimin e 2.5 milionë njësive Galaxy Note 7s, por kompania ka arritur ende të ketë një rritje prej 5.6 për qind të përfitimeve gjatë tremujorit të tretë.
Bazuar në të dhënat e gjigantit korean, përfitimet do të arrijnë deri në 7 miliardë për muajt korrik – shtator, 400 miliardë më shumë se në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar dhe 400 miliardë më shumë se parashikimet paraprake, shkruan portali arbresh.info.
Pra, pavarësisht problemit që kishte Note 7, çipi i kompanisë dhe biznesi për ekrane kanë shkuar mjaftë mirë, gjë që mund të ndikojë që ky tremujor të jetë edhe më i miri ndonjëherë për kompaninë.
Samsung filloi tërheqjen e pajisjeve në fillim të muajit shtator pas raporteve që njësitë e tyre shpërthenin për shkak të një problemi në bateri. Numri i rasteve u rrit dukshëm duke bërë që pajisja të ndalohej për përdorim në vende të ndryshme si aeroplan dhe metro./arbresh.info
ShKKSh-ja e policia e gjejnë istogasin e shpallur të humbur
Kryeministri Kurti takoi artistë dhe profesionistë të rinj t...
Opozita serbe kërkon krijimin e një alternative ndaj Listës ...
Personave me diabet në Kosovë u mungon përkrahja institucion...
Rama ndanë pjesën e fjalimit në OKB: Të fala atyre prej Koso...
Osmani takon ministren e Australisë, diskutojnë për thellimi...