Sot ndahet çmimi Nobel për Paqe, kandidat është edhe Adem Demaçi

08:39 | 7 Tetor 2016
M. A.
Sot Akademia suedeze ka bërë të ditur se prej orës 11 e 30 do të ndajë çmimin Nobel për Paqe. Për këtë çmim, kandidat kësaj radhe është edhe veprimtari Adem Demaçi.
 Kryetari i Unionit të Shkrimtarëve të Kosovës, Reshat Sahitaj, ka deklaruar se të fitohet apo të qenit pjesë e garave për çmime botërore, siç është ai i Nobelit, është çështje e përmirësimit të imazhit të Kosovës në çdo aspekt.

Sahitaj, i cili është iniciues i kandidimit të Demaçit për këtë çmim, po beson se veprimtari nga Kosova ka gjasa të laureohet me Nobel pasi ka ndodhur disa herë që fituesit e çmimit Sakharov, të fitojnë edhe Nobelin për Paqe.

Çmimi Nobel për Paqe si asnjëherë tjetër, këtë vit ka 376 kandidatura. Sipas mediave greke, megjithëse banorët e Lesbosit kanë shumë mundësi për të qenë fitues të tij, “rrezikohen” seriozisht nga kandidatura e marrëveshjes së paqes në Kolumbi, para disa ditësh që i dha fund një lufte gjysmëshekullore./

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme